Transportonin 78 emigrantë me kamion, në pranga 4 persona në Korçë

10 Tetor 2020, 12:07| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 13:42

  • Share

KORÇË - Katër persona u arrestuan për transportimin e 78 emigrantëve të kapur mbrëmjen e djeshme (9 tetor) në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Leminot.

Në pranga u vendos drejtuesi i kamionit që transportonte emigrantët, 27-vjeçari Amarildo Rrushi, vëllai i tij Endri Rrushi, 23 vjeç dhe dy persona të tjerë Renard Biçaku 30 vjeç, Urim Bajrami, 29 vjeç.

Këta tre të fundit udhëtonin në një automjet tjetër tip "Ford" të cilët vendoseshin përpara kamionit me emigrantë. Kjo ishte skemë për të kontrolluar territorin dhe për të evituar policinë.

Emigrantëve të paligjshëm, këta shtetas kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ato u kapën të fshehur në një kamion, në një aksion ku të përfshirë ishin rreth 40 forca policie, me tyre "Shqiponja", policia rrugore e ajo kriminale. Kamioni është ndaluar në aksion nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, në afërsi të një karburanti.  

Mes emigrantëve të kapur  ishin gra dhe fëmijë nga Siria, Maroku e Algjeria, të cilët kanë marrë rrugën e gjatë e të vështirë, për një jetë më të mirë.

Autoritetet po punojnë për të goditur krerët e trafikimit të emigrantëve drejt vendeve të BE-së. Ajo që dyshohet deri më tani është se pikënisja është nga Devolli, zonë kjo nga ku emigrantët shihen shpesh pasi kalojnë kufirin e gjelbër, teksa vijojnë hetimet për të shkuar deri të trafikantët

1602330150_kamion.jpg

Kamioni 

Transporti i paligjshëm i emigrantëve që vijnë nga vendet si Siria, Maroku, Algjeria, është shndërruar në një biznes fitim prurës për këtë rajon, ku çdo ditë raportohet nga policia për të arrestuar, por pavarësisht kësaj, kjo nuk i ka ndalur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 10/10/2020 17:44

    Nuk eshte faji yne per kete,,ata na vijne ne dere dhe kerkojne te shkojne ne mal te zi,,,ku eshte faji yne ketu,,asnje shqiptar te mos arrestohet,,,ata ikin nga lufta dhe ne duhet ti ndihmojme te shkojne ne europe.....jane refugjate lufte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?