Transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 41 vjeçari në Sarandë (VIDEO)

23 Maj 2022, 11:32| Përditesimi: 23 Maj 2022, 11:47

  • Share

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi u kap në flagrance duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Tahir Dodi banues në Sarandë po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Ai do të përballet me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit shtetasve të huaj.


“Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë
 

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?