Pas turqve, në Rinas e pësojnë edhe shqiptarët/ Drejt Sllovenisë me skemën e dy pasaportave

10 Gusht 2019, 13:37| Përditesimi: 10 Gusht 2019, 15:15

  • Share

RINAS- Pa kaluar 24 orë nga ndalimi i katër turqve të cilët me skemën e dy pasaportave një origjinale tek policia kufitarë dhe një të falsifikuar tek avioni, Policia e Rinasit dhe departamenti i trafiqeve pranë kufirit kanë kapur 4 shqiptarë. Report Tv mëson se të arrestuarit në të njëjtin orar kishin zgjedhur të udhëtonin Tiranë-Lubjanë e disa prej tyre me tranzit nga Lubjana në Paris.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë të bagazheve dhe sendeve personale u janë sekuestruar karta identiteti italiane të falsifikuara. Kjo skemë trafikimi apo kalimi në mënyrë të paligjshme të kufirit në vendet e BES është zbuluar nga agjentët e policisë kufitare në Rinas dhe prej disa javës janë shtuar masat e sigurisë.

Ky fluks sqaruan burimet vjen pasi trafikantët kërkojnë të përfitojnë nga numri i lartë i udhëtarëve për të humbur gjurmët teksa hipin në avionë. Por një numër i shtuar i efektivëve që merren me sektorin e trafikimit të qenieve njerëzore janë instaluar në Rinas dhe po kryejnë kontrolle të shtuara.

Të arrestuarit pasditen e djeshme me destinacion Lubjanën e më pas Parisin janë A.Culaj, F.Loshaj. K.Agolli, dhe një vajzë me iniciale CH.B. Numri i të kapurve në Rinas deri më tani arrin në 14 shtetas pjesa më e madhe e tyre Turq dhe Shiptarë të cilët me pasaportën e tyre origjinale kalojnë kontrollin policor e më pas ndërrojnë avionët apo kur paraqiten në zonën e BE përdorin dokumentet e falsifikuara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?