Trau në Parkun e Divjakës, Braçe për Report Tv: E paligjshme, një taksë në një rrugë kombëtare! I vetmi akses i qytetarëve për në bregdet

17 Nëntor 2022, 12:43| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 13:19

  • Share

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata në Divjakë ku po vendoset një tra për ta bërë me pagesë futjen në Parkun e Divjakës, tha në një intervistë live në Report Tv se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës.

“Unë distancohem nga ajo situatë e dhunshme atje që organizohet nga ana e këtij kryetarit të PD së Lushnjës që vjen në Divjakë dhe organizon gjëra të tilla. Divjaka është qytet i qetë, njerëzit janë në punë.  E gjithë kjo situatë duhet të zgjidhet në rrugë ligjore. Kjo që po bëhet me këtë projektin është e paligjshme. Ka disa rrugë në këtë park që janë kombëtare, ajo nga autostrada, në Divjakë dhe pastaj në plazh. Janë 24 km rrugë kombëtare që garantojnë aksesin jo vetëm të divjakasve, por edhe të gjithë të tjerëve për në plazhin e Divjakës. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Është e paarsyeshme që një rrugë e tillë kombëtare të bëhet me pagesë. Kjo që po bën Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me ARRSH është pikërisht vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. Është vendosur mu në mes të rrugës dhe jo mu në mes të parkut. Ajo rrugë aty është e vetmja mënyrë se si qytetari mund të aksesojë bregdetin”, tha Braçe në një intervistë për Report Tv.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?