Trauma pa frigorifer morgu e me ilaçe të skaduara, KLSH i kërkon Ministrisë shkarkimin e drejtoreshës Edlira Bode dhe dy zëvendësve

12 Shtator 2023, 18:09| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 18:54

  • Share

Pasi KLSH ka zbuluar shumë shkelje, që nga mungesa e frigoriferëve të morgut, deri tek ilacet e skaduara në farmaci dhe në pavione të spitalit të Traumës i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë, shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Traumës Edlira Bode dhe dy zëvendës drejtorët e tjerë.

Sipas KLSH, drejtuesit nuk kanë siguruar  kontrollin e brendshëm  për të gjitha proçeset ekonomiko financiare kryesisht për shërbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave, materialeve te mjekimit dhe kryesisht të materialeve ortopedike. Nga auditi doli se në magazinën e farmacisë u gjetën barna të skaduara në vlerën 9,2 milionë lekë.

“Në magazinën e farmacisë se SUT dhe ne pavijone deri në fund te periudhës se auditimit, gjendet një sasinë me medikamente te skaduara ne vlerën totale 9,275,420 lekë, e cila përbën një shpenzim jo eficent për SUT duke sjellë një efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Në raport thuhet se gjithashtu në farmaci, gjenden sasi të madha ilacesh që nuk kishin vulën e kuqe me mbishkrimin “Për përdorim spitalor ndalohet shitja”, përcaktim ky me ligj. Boja që përdorët për stampimin e vulës të jetë me ngjyrë të kuqe që nuk fshihet.

Një tjetër shkelje, në  zyrën e kryeinfermierit. Materiale ortopedike të llojit Proteza dhe Sinteza, në vlerën ekonomike 35,228,087 lekë, që prokurohen me marrëveshje përgjatë një viti, dhe që duhej te ishin ne farmacinë e SUT u gjetën në zyrën e kryeinfermierit. Ndër të tjera, ashtu siç Report Tv raportoi një ditë më parë, KLSH konstatoi se në Spitalin e Traumës nuk ka frigorifer-morgu, për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në spital.

Më tej në raportin e KLSH, thuhet se magazina e mallrave të spitalit nuk plotëson asnjë kusht për  ruajtjen e barnave.

“Barnat nuk duhet të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë dhe muret e të kenë hapësirë të përshtatshme për të lejuar pastrimin dhe inspektimin’, vlerëson KLSH..

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 13/09/2023 08:24

    Ktu e ka ber inagurimin rama me koh prandaj esht kjo situate

    Përgjigju
  • Martin: 12/09/2023 20:20

    KLSH edhte kthyer ne nje institucon inventarizues, numeron pajisje dhe frigotiferet e morgut krevat luget dhe pirunet neper spittale, ka ndryshuar skeme dhe forme duke marre ciliminj ne pune dhe ne antiteze me kohen e te nadhit Leskaj

    Përgjigju
    • Boti: 12/09/2023 22:16

      Ti kush je, burri drejtoreshes?

  • sapa: 12/09/2023 18:40

    A ekziston njeri ne shqiperi qe nuk vjedh?dhe kete e mendoj serjozisht!

    Përgjigju
    • pasa: 12/09/2023 21:53

      Jo!E kemi në gen!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?