“Më falni vëlla nuk ia dola”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 29-vjeçarit Michalis Katsouris, tifozit të AEK-ut që u plagos për vdekje me thikë nga disa huliganë kroatë, pak para ndeshjes AEK-Dinamo. Miku i 29-vjeçarit, ka rrëfyer momentet e fundit të viktimës dhe skenën pas trazirave të përgjakshme mes tifozëve.
Teksa kanë kaluar vetëm dy ditë nga përplasja mes tifozëve jashtë stadiumit të AEK “OPAP Arena” në Neë Philadelphia, vend i cili u kthye në një ‘fushëbetejë’ të përgjakshme nga ku mbeti i vrarë, tifozi 29-vjeçar Michalis Katsouris, miku i tij ka rrëfyer momentet e fundit të 29-vjeçarit, i cili ndodhej pranë tij pas goditjes fatale që mori gjatë përplasjes mes tifozëve.
Ndonëse ende i tronditur për humbjen e mikut të tij, i riu tregon se e vetmja gjë që dëgjoi nga 29-vjeçari ishte ‘vëlla u godita’.
"E vetmja gjë që dëgjova ishte një zë që thoshte: ‘Vëlla më kanë goditur dhe unë kthehesha për të parë kush ishte dhe çfarë ndodhi”, rrëfeu Kristos, shoku i 29-vjeçarit.
Tutje, miku i tifozit të AEK-ut thotë se në momentet e para pas goditjes me thikë nga disa tifozë kroatë, 29-vjeçari kishte shumë gjakderdhje.
“Kishte gjakderdhje pa pushim dhe gjatë gjithë rrugës që po shkonim drejt spitalit”, u shpreh Kristos, i cili tregon se fillimisht u nis me motor për të kërkuar një ambulancë, pasi rrugët ishin bllokuar dhe ambulanca nuk po arrinte për të marrë 29-vjeçarin.
“Ambulanca nuk kishte askund, telefonuam por nuk erdhi në kohë.Nga sa mësuam policia kishte bllokuar ambulancat dhe zjarrfikëset për 20 minuta dhe nuk i la të kalonin derisa të qetësohej situata. U largova vetëm për të marrë ambulancën nga kryqëzimi i Decelisë, të cilën e gjeta rastësisht. Unë iu luta infermierrëve, u thash se njerëzit po vdesin dhe ne po humb shokun tim dhe kështu erdhi ambulanca”, tregon i riu.
Me zërin që i dridhet, Kristo rrëfen fjalët e fundit të mikut të tij.
“Më falni vëlla nuk ia dola. Këtë dua të them, asgjë tjetër” tha miku i fatkeqit Mihalis.
Si u vra 29-vjeçari?
Përleshja e huliganëve të AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit mbrëmjen e djeshme në Athinë ka lënë pas një viktimë. 29-vjeçari Mixalis K. u godit me thikë nga disa tifozë kroatë, teksa nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Drama e familjes së viktimës nuk mbaron këtu, pasi e ëma e 29-vjeçarit me të marrë vesh lajmin ka pësuar një parainfarkt.
Incidentet e tmerrshme nisën mbrëmjen e së hënës vonë kur tifozët e Dinamo Zagrebit, të cilët u nisën me makina nga kryeqyteti kroat mbërritën në New Filadelfia. Mediat vendase thonw se bashkë me huliganët e Dinamo Zagrebit jashtë stadiumit të AEK-ut ka pasur edhe tifozë të Panathinaikos dhe së bashku kanë sulmuar tifozët e AEK-ut që ndodheshin në OPAP Arena, ku ka shpërthyer një përleshje e ashpër, me bomba molotov, shkop dhe sende të tjera. Huliganët tentuan të futeshin edhe në stadium, dyert e të cilit ishin të mbyllura.