Momenti kur GdF dhe Doganat nxjerrin 40 kg kokainë nga kontejneri, e grupit të vëllezërve Turja
Kur media italiane publikoi rezultatet e para të operacionit antidrogë të Giardia di Finanza dhe Doganave në Portin e Livornos, me sekuestrimin e 40 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe arrestimin e 3 korrierëve shqiptarë (3 Nëntor) që u përdorën për të tërhequr mallin nga kontejneri me banane kundrejt pagesës 40-50 mijë euro, autoritetet ligjzbatuese theksuan edhe detajin se organizata i pastronte paratë e fitimeve të aktivitetin në biznese dhe blerje të ndryshme.
Sot u njoftua se krerët e rrjetit ishin vëllezërit shqiptarë nga Manza e Durrësit, Albert dhe Roland Turja. Bizneset e tyre ndodhen në Itali dhe Shqipëri konkretisht.
Rezulton se familja Turja, prindërit dhe Rolandit, janë pronarë të 'Power hotel' në Durrës, shoqëri që ofronte shërbime në fushën e hotelerisë aktualisht, me status të pezulluar si aktivitet, në QKB. Zotërues të shoqërisë rezultojnë Myslim Turja - 60%, i ati) Roland Turja - 30%, djali, - vëllai i Albertit- dhe Myhyrije Turja - 10%, e ëma.
Konkretisht administrator figuron babai, Myslimi, aktiviteti në fushën e hotelerisë dhe i kufizuar, kurse numri i NIPT-it përshkruan se ka 3 pjesë dhe me kapital fillestar 100 mijë lekë. Në përshkrimin e biznesit detajohet se në vitin 2019 shoqëria ka kaluar me aktivitet të pezulluar të përkohshëm, vendim i ortakëve.
Gjithashtu Roland Turja rezulton dhe aksioner i kompanisë së makinave “Auto Arlindi”. Ai ka 50% të biznesit dhe pjesën tjetër e ka Arlind Qerimi, që në numrin e NIPT figuron edhe si administratori i shoqërisë. Nuk dihet ende nëse makinat që përdoreshin për drogën dhe dërgoheshin nga Shqipëria në disa raste për transport, i përkisnin shoqërisë në fjalë. Aktiviteti i saj është në Shqipëri, me kapital fillestar 2,3 mln lekë dhe aktivitet të kufizuar.
Por në përshkrimin e aktivitetit jepen detaje të zgjeruara:
“Tregtim me shumicë, pakicë të të gjitha mjeteve të përdorura dhe të papërdorura, import-eksport i tyre, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të të gjitha automjeteve për transport udhëtarësh, personave e mallrave, mbajtja dhe ruajtja e mjeteve, dhënie me qira e automjeteve. Shërbim servisi, lubrifikantë, lavazh, shërbime kënd lojërash, bar-lokal, pastrim kimik, hoteleri, bar-restorant,agjenci turistike, shërbime kompjuterike dhe industriale...”.
Të dy vëllezërit janë nga Manza e Durrësit, por kanë aktivitete edhe në Firence, pas të cilit duket se fshihnin aktivitetin e drogës. Biznesi i tretë është “Bed and Breakfast”, (sipërmarrje hotelerie, “Fjetje dhe Mëngjes”), edhe me faqe interneti ku promovohet një nga bizneset në “Via Martelli”, që u ngrit nga Albert Turja dhe gruaja e tij, “të cilët, të shtyrë nga dashuria e tyre për qytetin e Firences, vendosën të krijojnë një mjedis në të cilin, kushdo që vjen nga jashtë, mund të shijojë plotësisht atmosferën fiorentine", shkruan media italiane. Por duket se pas këtij biznesi fshihej ai i vërtetim, i narkotrafikut.
Lajmi kryesor:
Trafiku i kokainës nga Ekuadori në Itali! Shqiptarët Albert Turja dhe i vëllai Rolandi organizonin nxjerrjen e drogës nga porti i Livornos! Prindërit e Rolando pronarë të 'Power Hotel' në Durrës
A.Q/ReportTv.al