Kombëtarja kuqezi e futbollit, Shqipëri 1-0 Letoni në 'Air Albania'

Sport

Tre ditë pas Serbisë, Kombëtarja zhvillon miqësore në Tiranë! Mësohet kundërshtari që është kualifikuar në Botërorin 2026

10 Shtator, 11:07| Përditesimi: 10 Shtator, 13:06

  • Share

Kombëtarja fitoi 1-0 të martën kundër Letonisë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Me gëzimin që ende nuk është zbehur, tanimë është mësuar se kuqezinjtë do kenë një test miqësor kundër Jordanisë (kualifikuar në finalet e Kupës së Botës 2026) më 14 tetor në orën 19:00 në Tiranë. Kjo do jetë miqësorja e dytë mes tyre, pasi në 10 tetor 2018 të dyja skuadrat barazuan pa gola në 'Elbasan Arena'.

Ky test miqësor vjen vetëm tre ditë pas ndeshjes më të rëndësishme të tanëve këtë vit. Më 11 tetor në Beograd kuqezinjtë luajnë kundër Serbisë për sfidën e gjashtë në Grupin K kualifikues, duel që është një finale dhe do vendos shumë se cili ekip do sigurojë vendin e dytë në Grupin K.

Veç Serbisë, Shqipëria luan edhe kundër Andorrës në udhëtim (13 nëntor) dhe pret Anglinë në Tiranë (16 nëntor).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albfire: 10/09/2025 14:35

    Ky ishte shqetesimi me i madh, se cfare do beje kombetarja mbas ndeshjes me Serbine! Se ajo e fituar eshte dhe thjesht nje pengese per pergatitjen ne boteror, prandaj dhe miqesorja me nje skuader te kualifikuar! Te masim forcat! Kesaj i thone tigani ne zjarr dhe peshku ne det!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?