Kadastra e Vlorës

Kronikë

Tre oficerë të Policisë Gjyqësore ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Vlorës! Hetime mbi lejen e dhënë për ndërtimin e një pallati! Disa apartamente u shitën disa herë

14 Korrik, 19:21| Përditesimi: 14 Korrik, 22:01

  • Share

Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, të ngarkuar nga Prokuroria e Vlorës, kanë zhvilluar sot një veprim hetimor në zyrat e Kadastrës së qytetit. Prej orës 12:00, ata kanë sekuestruar dhe fotokopjuar disa dosje të rëndësishme që lidhen me një objekt pallati ende të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes së ndërtimit dhe procedurave të ndjekura.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që lidhet me hetime mbi lejet e ndërtimit dhe zhvillimin urban në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve të siguruara per Report TV, po verifikohen dokumentet përkatëse të dhënies së lejes dhe ecuria e zbatimit të saj, ndërkohë që në fokus janë edhe disa apartamente të objektit, për të cilat janë bërë denoncime se janë shitur në mënyrë të shumëfishtë.

Burimet bëjnë me dije se ky hetim do të shtrihet përtej ndërtuesve dhe do të përfshijë gjithashtu përfaqësues të Kadastrës, për të verifikuar nëse ka pasur bashkëpunim apo ndërhyrje të drejtpërdrejta në kontratat midis ndërtuesit dhe vlerësuesve të pronës.

Për arsye konfidencialiteti dhe ruajtjeje të integritetit të hetimeve, nuk bëhen të ditur emrat e ndërtuesve apo oficerëve të përfshirë në këtë fazë.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?