Kronikë

VIDEO/ 'Far west' në Lezhë, kishin konflikt me pronarin i shkojnë në lokal të armatosur me kallashë e të maskuar, terrorizojnë të rinjtë! Policia e mëson 1 javë më pas, në kërkim 4 persona

20 Nëntor 2021, 09:12| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 17:33

  • Share

LEZHË- Edhe pse prej dy ditësh një video e pazakontë po qarkullonte në media në lidhje me një ngjarje të ndodhur 7 ditë më parë ku disa të armatosur dhe të maskuar futen në një lokal dhe kryejnë kontroll klientëve, blutë e Lezhës kanë reaguar sot, pas një jave për këtë ngjarje të rëndë. E gjithë skena e frikshme ka ndodhur në një lokal në Zejmen.

Tre të armatosurit, të cilët ende nuk janë identifikuar, i kanë shkuar pronarit të lokalit 25-vjeçarit, Ani Kola, që siç duket për ta vrarë, më datë 13 nëntor, pasi kishin pasur një konflikt me këtë të fundit. 25-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, nuk ishte i pranishëm në ato momente në lokal, gjë që shmangu edhe ndonjë vrasje të mundshme.

Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim edhe tre të rinj të tjerë, shtetasit F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale "Moskallëzim i krimit ", kryer në bashkëpunim. Ky reagim i policisë së shtetit, për një situata kaq të paprecedentë, vjen pas dy ditësh që video me tre personat e armatosur po qarkullonte në media.

Nga pamjet vërehet se 3 personat e armatosur kërcënuan klientët që ishin në një tavolinë dhe u kërkuan mjetet e identifikimit. Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen. Ndërkohë policia e Lezhës thotë se nuk ka pasur asnjë denoncim për rastin dhe shton se ato nuk kanë vjedhur apo grabitur asgjë.

Ora 14:15
U futën të armatosur në lokalin në Lezhë, reagon policia: Kishin konflikt me pronarin, shpallen në kërkim 4 persona

Në lidhje me një video të publikuar në media dhe rrjete sociale, ku shfaqeshin disa persona të armatosur në një lokal, në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Lezhë, sapo janë vënë në dijeni kanë organizuar  punën për identifikimin e lokalit dhe personave që shfaqen në video.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent.

Gjithashtu, bëjmë me dije opinionin publik se ngjarja nuk është raportuar në Polici, si dhe nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar. 

Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale "Moskallëzim i krimit ", kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Ora 11:20
Videoja e Lezhës që po trondit rrjetin, reagon Salianji: Dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave

1631804339_salianji.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguan mbi një video të publikuar në rrjetet sociale ku persona të armatosur deri në dhëmbë janë futur brenda një lokali, ku kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty dhe nuk dihet nëse ishin nisur për të vrarë apo jo.

Salianji thotë se është e turpshme që deri tani s'ka pasur asnjë masë, asnjë reagim nga autoritetet.

"Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rastin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshëm i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me bandat detyrohet dhe të behet zëdhënës i tyre", shkruan Salianji.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/11/2021 00:48

    Nuk me duket bindese qe shkaku eshte konflikti me pronarin.Gangot shkojne direkt te klientet,nuk kontrollojne komplet lokalin dhe nuk i nxjerrin inatin lokalit.Sa here degjojme qe u vihet bomba te dera,u digjet makina,u thyejne xhamat,etj dhe pervec kesaj,perderisa ia dinin lokalin,a nuk ia dinin dhe shtepine,se behet fjale per nje fshat te vogel,jo qytet?!

    Përgjigju
  • Labi: 20/11/2021 15:27

    Njerin e njoh u eshte armando arixhiu nga dukati ivlores killer me pagas dhe hajdut pulash

    Përgjigju
  • Sako: 20/11/2021 14:46

    Njeri nga keta, ai I dyti , eshte me pistolete me silenciator, ne dore e djathte

    Përgjigju
  • Emiri: 20/11/2021 13:31

    Jam shum kurioz te di sa nga cunat jane dhjere ose shurrosur ne breke....do ishte shume interesante per kerkimin e agjenteve te policise.

    Përgjigju
    • Alb: 20/11/2021 13:55

      Pse ti nuk dhitesh para kallashit ca komentesh idiote po nrm qe jan dhjer ska trima me plumbin.

  • Altin: 20/11/2021 12:54

    Ne lezhe ka pushu se ekzistumi policia, jane demoralizu me ardhjen e ktij gledis nanos ene e kan lshu pa dur krejt

    Përgjigju
  • Republike bananesh: 20/11/2021 12:25

    U be per tu thënë faleminderit zoti kriminel qe je treguar me profesionist se policia dhe ju ke kerkuar karta Id, keshtu po eshte bukur nuk e ha i pafajshmi kot se koti.Kjo tregon qe eshte e nevojshme hapja e nje akademie per kriminel dhe keta te tre te jene profesor dhe lektor.

    Përgjigju
    • Altini: 20/11/2021 19:27

      Mos vdeksh kurr o vllai

  • grida: 20/11/2021 11:38

    o salianj po kur flet dhe ti qe ne parlament ben si i forti i lagjes me te vegjlit e ketu po na thua qe ka dhune e krime ne rruge.po ti cfar shembulli jep me dhunen ne parlament?shohin zagaret e juaj si silleni ne parlament e cfar pret qe te bejne keta zagare?vetem ti mos fol per dhunen e krimin se je i denuar dhe je ne parlament te na hiqesh i drejte. ik e mshoi grides deri sa te gjeje ndonje tjeter ate bej.mbaj mend nje un qe bente grushta ne parlament por tani ai gjyshi juaj do ta beje president mbas vdekjes...kujdes se je dhe miku i lulit kundershtar me shpellarin qe hoqi qafesh ate legenin boksier

    Përgjigju
  • Gruoi: 20/11/2021 10:34

    Policia eshte " forte" dhe " e afte" te ekzekutoje 18 vjecarin dhe te thote se vrau veten. Ndersa per cubat e Vis Martinit nuk ekziston policia, eshte ne piknik. Keta po bejne te njejten gje qe bente grupi i Shullazit, po kontrollojne territorin. Me keq se meksika jemi bere sepse nuk behet reforme ne polici duke ricikluar shefat e inkriminuar te Saje Qorrit.

    Përgjigju
  • Laci lac: 20/11/2021 10:01

    Kta qe shifni ne video jan ushtart e vis martinit qe jan ne kerkim te disa personave qe dyshojn qe jan pjes dhe informator te grupeve kundershtare nuk arri te kuptoj pse shteti nuk ban diqka ta arrestoje ose ndryshe ta heke qafe,se nuk jemi ne meksik ku kriminelat te kerkojn kartat e identitetit te verifikojn personat

    Përgjigju
    • Tirana tia: 20/11/2021 12:10

      Po ca vis martini keta jan shoket e sild prendit per te goditur pronarin e lokalit se i ka ngacmuar grun para disa ditesh

    • Njoni: 20/11/2021 12:01

      Kaq denocime qeka ke Ky visi ca e ka emrin ky, dhe shteti fle gjum..

    • Krriku: 20/11/2021 11:45

      Ore a i shkoj ne varrim shokut ai apo spati mundesi...tpakten tbej qoke per 40ta

    • altin: 20/11/2021 11:32

      nuk thua shyqyr qe kane kerkuar kartat e identitetit se po tja kishin futur kot sot do kishim viktima te pa fajshme. pastaj ky visi mor jahu po behet al kapone qe nuk i hyn gjem ne kembe....nuk paska kundershtare te forte

    • Loni: 20/11/2021 10:20

      Hahahahaha se skene filmi duke xhiruar eshte nuk eshte e vertet... Hahahahha

  • Experti: 20/11/2021 09:37

    Shum e thjesht vrases me pagese Duke kerkuar objetivin e tyre. Nuk kan qene te sigurt kush esht personi I kan ditur vetem emrin dhe mbiemrin. Shanci I viktimes nuk ka qen any ate monent . Kan pare kartat e Indititetit dhe jan larguar. Pote ishte personi qe kerkon I do hante karramelet e kallashit . Perte habitur nete thjeshtit e kuptojm vec policija si kupton keto gjojna si gjithmon..Hajde jete e sigurt hajde denim me varje cdo dit qeti hyjn në mend ketyre trimave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?