Kronikë

Videoja e Lezhës që po trondit rrjetin, reagon Salianji: Dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave

20 Nëntor 2021, 11:20
  • Share

1631804339_salianji.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguan mbi një video të publikuar në rrjetet sociale ku persona të armatosur deri në dhëmbë janë futur brenda një lokali, ku kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty dhe nuk dihet nëse ishin nisur për të vrarë apo jo.

Salianji thotë se është e turpshme që deri tani s'ka pasur asnjë masë, asnjë reagim nga autoritetet.

"Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rastin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshëm i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me bandat detyrohet dhe të behet zëdhënës i tyre", shkruan Salianji.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ 'Far west' në Lezhë, kishin konflikt me pronarin i shkojnë në lokal të armatosur me kallashë e të maskuar, terrorizojnë të rinjtë! Policia e mëson 1 javë më pas, në kërkim 4 persona


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?