Tre vite në tunel tek ish-fusha e aviacionit, familja rome në Vlorë kërkon strehim nga bashkia: Jemi njerëz dhe ne

2 Nëntor, 15:20| Përditesimi: 3 Nëntor, 14:26

  • Share

Dhurata Nanxa me familjen e saj jeton prej tre vitesh në ish-fushën e aviacionit, në tunelet e braktisura e të rrënuar, ne kushte tejet te veshtira.

“Po kemi tre vjet këtu, kemi shkuar në bashki dhe vet bashkia na ka sjellë këtu, të vëj dorë për ne fukarenjtë, mos të na trajtojnë kështu në këtë mënyrë se ne jemi njerëz, hajde shkojmë brenda”, tha Dhurata Nanxa.

Teksa hyjmë brenda banesës së improvizuar ne tunele, ajo që shihet janë kushtet ekstremisht të vështira në të cilat ajo jeton. Familja prej pesë anëtarësh jeton brenda tuneleve, ndërsa mungesa e ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe infrastrukturës bazë e bën të pamundur për këtë zonë të ofrojë jetesë të sigurt dhe të shëndetshme. Kjo hapësirë është pjesë e një lagjeje informale, e cila nuk plotëson asnjë nga kushtet minimale për strehim.

“Këto mundësira kam, u mbyta me ujë, kam tre vjet që rri këtu, merr gjëra hidh posht, të trajtoj njerëzit në këto mënyra, mos ti doj e mos ti bëj, as ndihmë as ndihmë ekonomike, as sociale tani jam në moshë pensioni kam 4 muaj, më hoqën dhe nga puna”, shton ajo.

Me afrimin e sezonit të dimrit, kjo familje rrezikojnë shëndetin ndaj kërkesa për ndihmë eshte imediate. Nevojitet një angazhim i menjëhershëm nga bashkia e Vlores për të ofruar strehim dhe mbështetje sociale për këte familje në nevojë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 02/11/2024 20:41

    Po pse te tjeret qe kane punuar gjithe jeten e jetojne me qera, nuk qenkan njerez?

    Përgjigju
  • Shtepi pa lek ska me!!!: 02/11/2024 19:27

    Po pse te tjeret qe kane punuar dhe punojne nje jete te tere per te bler nje shtepi sqenkan njerez?!

    Përgjigju
  • Ska problem: 02/11/2024 19:05

    E vertet qe jeni njerez por kur te kerkoni duhet te jipni taksa si gjith te tjeret ka qutetar qe jane taksapagues te rregullt dhe skane perfituar asgje . Me nje kamer ne krah me nje dore lekesh beheni viktima dhe perfitoni ate qe sju takon . Deri sa thoni si te gjithe paguani taksat dhe prisni radhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?