Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh në Ministri i Drejtësisë, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor. Më 17 shtator 2023 Report Tv publikoi një pjesë të draftit ku parashikohej dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg për parakalim të gabuar.
Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha dhe avokati Redi Ramaj të ftuar në emisionin "Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv argumentuan pse janë kundër.
Hoxha vë theksin tek ndërgjegjësimi por dhe aplikimin me gjobën
“Parakalimi është shumë i rrezikshëm kjo kërkon gjoba të rënda por jo, në asnjë mënyrë dënime me burg. Nuk mundet që pasojat e gabimeve që bën dikush të jenë kaq drastike. Parakalimi është shumë i rrezikshëm. Kjo kërkon gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë dënime me burg” thotë Hoxha.
I ndërgjegjshëm për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të shoferëve por dhe domosdoshmërinë e ndalimit të parakalimeve të gabuara që mund të rrezikojnë dhe jetën e shoferit apo të të tjerëve, Hoxhaj propozon disafishimin e masës së gjobës.
“Ne akoma nuk kemi mësuar të ecim në rrugë. Më mir vër gjobën 500 mijë lekë për parakalim të gabuar”
Si provë sjell shembullin kur u rritën gjobat për rripin e sigurimit duke rritur kështu dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
“Në fillim shoferët nuk vinin rripin e sigurimit, pasi u dyfishuan gjobat nuk lëviz më njeri pa rrip sigurimi”
Edhe avokati Redi Ramaj në “Studio live” është kundër dënimit me burg për parakalimin e gabuar ndërsa shton se për hartimin e një drafti ligjor ekspertët duhet të konsultohen edhe me ekspertë të sigurisë rrugore.
“Duhen studime pastaj të marrim masa të rëndësishme. Është një draft që nuk plotëson kushtet teknike për tu implementuar në Kodin Penal. Ekspertët duhet të marrin dhe mendime të tjera dhe të njerëzve të specializuar.
Ramaj beson se drafti që aktualisht është ende në diskutim deri në formën e tij përfundimtare do të ketë ndryshime të tjera.
“Besoj se do të ketë ndryshime të mëdha dhe nuk do të kalojë si draft në formën që është paraqitur sot” thotë Ramaj
“Duhet të bëhet një studim. Një ligj ndryshon për të sjellë të mira në shoqëri. Legjislacioni duhet alternuar me ligjin e kompanive të sigurimit” shton më tej Hoxhaj
Burg për parakalimin? Po a do ti trembë shoferët ky ndëshkim i rëndë?
"Natyrisht që do i trembë, por duhet të ecim me ndërgjegjësim që dhe pasojat e gabimet që bëjë dikush të mos jenë drastike. Ka ardhur koha që edhe ata që bëjnë projekte draftesh të shohin qarkullimet e skuterave. Problem është që nuk duhet të presim që të na bëhen si mizat e dheut por duhet ti ndalojmë tani" shton Hoxhaj.
Në draftin e siguruar nga Report Tv ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë të mjaftueshme, kur kjo kërkohet për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme. Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg.
Parakalimi jo vetem gjobe, po dyfishin e asaj. Heqje patente 2 vjet dhe mire do ishte tpakten 1 vit burg. hajde mos u beni kaq te "Mire" duhen masa drastike se po vdesin njerez perdite. hiqjani patente atyre qe sdine ti japin ose jane femijet e dikushit. te isha une do i revokoja patenten qe nga e nesermja ti hipte autobusit. njerez te tille vec burgut meritojne shume e shume me keq. ctaksirat kam une qe se budall ti parakalon, shkon tr-dr me 2 korsi ai fute tek e "treta" se spret dot e ka me nxitim, Dhe mbi te gjitha, kush ta ben me drita nga mrapa dhe ata te njejten meritojne po per mua 2vite min dhe nja 200000 lek gjobe dhe heqje patente 5 vjet. MINIMUMI
PërgjigjuShqiperia nuk ka dale akoma plotesisht nga mesjeta. Ka njerez qe levizin me karroca me kuaj dhe une jam i detyruar ta parakaloj se s'mund te behen te gjitha makinat varg pas kalit apo pas dum dumit qe nxjerr tym te bardhe qe te mbyt dhe qe askush nuk e kontrollon. Nuk jemi be Gjermani ketu ku e bere Autobahn, e vure cdo gje ne vije dhe bjeri tani kujtdo qe shkel rregullat.
Përgjigju