Në qarkun e Beratit, vazhdon të jetë aktive zjarri në Zonën e Mbrojtur Balloll në Poliçan. Vatra me intensitet mesatar po zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë të fshatit Çorogjaf, si dhe vet sipërfaqen pyjore.
Zjarri zhvillohet brenda pyllit në terren të vështirë dhe pritet edhe ndërhyrja nga ajri. Në terren janë prezente forca të ushtrisë, 1 mjet zjarrfikës, 6 zjarrfikës të ushtrisë, 5 punonjës të ADZM Berat, ndërkohë që pritet të shkojnë dhe dy grupe nga Poliçani.
Vatra tjetër aktive është në fshatin Velçan të njësisë administrative Berat, ku terreni e bën të vështirë ndërhyrjen. Për momentin gjendja paraqitet e qetë ndërsa po punohet me dy mjete zjarrfikëse dhe 12 forca.
Vatra e tretë raportohet në fshatin Orizaj të Njësinë Administrative Qendër Skrapar. Terreni është i vështirë, por situata është e qetë. Në terren po shkojnë 8 efektivë dhe dy mjete zjarrfikëse.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Tre vatra aktive Berat, situatë më e rënduar në pyjet e Sojnikut dhe Snosmit në Gramsh, izolohet vatra në Parkun Korab-Koritnik të Kukësit
Xh.D/ReportTv.al