Ekonomi
Sociale

Tregtarët e bulmetit në 'ankth' nga kontrollet tatimore për faturat: 30 vite që 'ushqehemi' me qumësht, paguajmë taksa e po vuajmë

Vendimi i fundit i qeverisë për fiskalizimin e tregtimit të bulmetit ka shkaktuar reagime të forta nga fshatarët në zonat rurale.

Dhjetëra fermerë dhe blegtorë janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se kjo masë nuk përputhet me realitetin ekonomik të jetës në fshat. Sipas tyre, vendimi është i padrejtë dhe rrezikon të vetmen mënyrë jetese që kanë për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

“Unë kam 30 vite që shes qumësht. Ne me këto ushqehemi”, thotë një prej blegtorëve në Korçë.

Edhe në tregun e Beratit, fshatarët ndajnë të njëjtin shqetësim. Fermerët theksojnë se përpara se të vendosen masa të tilla, shteti duhet të krijojë fillimisht kushtet e duhura për tregtim, përfshirë hapësirat e përshtatshme dhe infrastrukturën bazë.

“Ne paguajmë taksën e vendit, taksë për tokën, çdo gjë i paguajmë. Produktet tona janë këto, por po vuajmë” thotë një tregtar.

Ata kërkojnë nga autoritetet që të rishikojnë vendimin, duke paralajmëruar se zbatimi i menjëhershëm i tij mund të sjellë pasoja të rënda për ekonominë familjare të qindra familjeve në zonë.

Kontrollet e nisura të hënën, në disa raste shkuan deri në ekstrem, duke i kërkuar fermerëve në treg faturën e origjinës për rigonin e mbledhur në mal, apo peshkatarëve të tregonin origjinën e peshkut.

Sot, administrate tatimore, nxori një njoftim ku sqaronte se “individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” , bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë”.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 16/07/2025 09:18

    Mbase pikerisht se e ke bere ne kete menyre nuk ke bere prokopi, dhe ke ngelur ne vend numero...Fillo te mbashe nje fletore llogarish , se ke per te zbuluar ku te calon puna.

    Përgjigju
  • Dakord: 15/07/2025 18:40

    Çdo produkt duhet të ketë dt prodhimi, dt skadence, peshën, çmimin për kg. Edhe rigon nëse është i tharë. Pikë mbaroi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?