Tregtarët e Zdrales në protestë: Mos na vini shkelmin na gjeni një vend ku të shesim...Më qan fëmija në shtëpi (VIDEO)

27 Prill 2020, 11:21| Përditesimi: 27 Prill 2020, 16:03

  • Share

SHKODËR- Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër, i mbyllur që më 14 prill, kanë dalë në protestë ditën e sotme, ku kërkojnë që t'u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre. "Mos na vini shkelmin", thotë njëri prej protestuesve, duke iu drejtuar përfaqësuesit të Bashkisë, duke thënë se situata ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi. Duke vënë theksin se nuk janë njoftuar më herët, po ky vendim ka ardhur papritur, duke bërë që malli i tyre të mbetet stok dhe të prishet në makina. Ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga paketat financiare të qeverisë, pasi janë tregtarë të lirë dhe nuk kanë nipt.

"Të na gjejnë vendin për të shitur, ne nuk duam që të na falin gjë. Jemi qytetarë të këtij vendi".

"Jam një tregtar vogël, që duam një zgjidhje, prodhoj, prodhoj, po ku t'i çojmë. Kam ndjekur në shtëpi gjithë këto ditë. Jam dakord kudo që të na vendosë Bashkia dhe për tarifës, por të mos na vendosin shqelmin. Kemi marrë 400-500 mijë lekë mall, të na lajmëronit të paktën përpara nja 2 ditë, të mos merrnim të paktën  furnizim. U prish malli në makinë. Nuk përfitoj nga paketa, jam tregtar i lirë. Dua të na caktojnë vendin", shpreh disa nga qytetarët.

Një prej tregtarëve ngre shqetësimin se as numri i Bashkisë që është vënë në dispozicion nuk ekziston, por një gjë e tillë është mohuar nga përfaqësuesi i Bashkisë, i cili tha se nuk ka marrë një përgjigje për shkak të mbingarkesës së madhe.  

"Kam marrë numrin e telefonit e vendosur te Bashkia dhe më del nuk ekziston. Unë e kam marrë e shkreta, për t'ia qarë hallin se të thashë 4 fëmijë, burrë e grua dhe 2 pleq...më qan fëmija, më qan plaku", tha qytetarja, e cila mori dhe përgjigje nga përfaqësuesi. "Shkruaj një mesazh, jam filania, kam këtë shqetësim të garantoj që dikush të kthen përgjigje", tha ai.

Pas më shumë se 30 minutash në protestë, tregtarët janë kthyer në shtëpi, me premtimin se do t'u gjendet një zgjidhje për problemin e tyre. Ky treg u mbyll më 14 prill pas një vendimi të komisionit për situatën atje, pasi nuk respektonte rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale. Ndërkohë që vijon të mbetet i hapur tregu i Rusit, por me masa të rrepta sigurie.

Ora 15:19
'Prit gomar që të mbijë bar, doli bari ngordhi gomari', tregtarja në Shkodër: Duam të shesim

Mbyllja e tregut të Zdrales në Shkodër, për një nga tregtaret është një formë për t'i zhdukur nga tregu. Ajo shprehet se i kanë thënë prej 2 javësh që do të marrin një përgjigje, por ende nuk e ka marrë.

Na prisni dy javë, na thanë pas dy javësh do kemi përgjigje. Vijmë dhe na thonë na prisni edhe 6 ditë të tjera. Ku me hëngër fëmijët tonë, as pension asgjë. Jemi dakord edhe të paguajmë. Kësaj i thonë prit gomar që të mbijë bar, doli bari ngordhi gomari'. Kjo është për të na nxjerrë jashtë loje, kjo është e gjithë esenca e muhabetit. Pritja është e gjatë fëmijët tonë ça do hanë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 27/04/2020 16:34

    MERRENI ME HU ,,,MOS I LINI TE AFROHEN,,keshtu e duan keta plehra….

    Përgjigju
  • klodi: 27/04/2020 12:08

    E bukura eshte se 5 katunar protestojn para bashkise dhe pohojne qe nuk paguajn as taksa shtetit se jemi tregtar te lire.Po ku ka tregtar te lire mor katunar injorant?Katunari ti paguaj taksat shtetit se vezen qytetarit ja shet 200 lek kokrren dhe e ben pula e jo katunari.Kur te jesh ne rregull me shtetin ateher i kerkon shtetit.Jan blloku trotuaret kudo me katunar qe shesin e nuk paguajn asnje takse ne qytet.

    Përgjigju
    • Nga Shkodra: 28/04/2020 08:16

      Bravo Klodi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?