Armand Duka, kreu i FSHF-së

Sport

Tri pikët e Kombëtares, Armand Duka i pakënaqur: Mezi fituam

10 Shtator, 11:28| Përditesimi: 10 Shtator, 11:34

  • Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale, pas fitores minimale 1-0 të Shqipërisë ndaj Letonisë për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës.

Në postimin e tij, kreu i futbollit në vend shkruan se ishte një fitore e vuajtur, por e rëndësishme për objektivin. Duka shkruan gjithashtu se tani duhet të mendohet për ndeshjen e radhës kundër Serbisë.

“Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit. Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër. Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit”, shkruan Duka.

Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Letonisë dhe renditet në vendin e dytë në grup me 8 pikë pas pesë ndeshjeve, një më shumë se Serbia, në rrugëtimin për Botërorin 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ëhë: 10/09/2025 17:26

    Or taj hapi syte e shiko.Ne nje vit e gjysem kombetarja ka luajtur vetem nje 45 minutesh te mire ndja Kroacise ne Evropian.Qe nga ajo dite jemi keq e me keq. Ne ligen e kombeve o rrezuam ne ligen C. Tani mund te mbetemi edhe jashte play-off te boterorit. I gjithi eshte faji yt per zgjedhjen e keqe te trainierit.Silvinjo nuk meritonte rinovim pas Evropianit por sidomos pas deshtimit ne ligen se kombeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?