Teuta fitoi 1-0 me Bylisin në "Niko Dovana". Për javën e 20-të në Superligë, goli i Goxhaj nderoi durrsakët. Teuta del nga zona e ftohtë, teksa trajneri Edi Martini ka thënë pas ndeshjes se fitorja ishte e vuajtur.
"Një fitore e vuajtur, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë për pozicionin në renditje dhe vlerat e kundërshtarit. E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë, por për fat të mirë arritëm të merrnim maksimumin. Kemi probleme me lodhjen, pasi kemi përdorur thuajse të njëjtin formacion si në kampionat edhe në Kupë. Përgëzoj djemtë, që pavarësisht lodhjes dhanë maksimumin dhe e merituan fitoren. Ne luajmë me skemën 3-5-2 thuajse çdo ndeshje. Kemi pasur mungesa dhe prandaj jam detyruar që të bëj disa zgjedhje në formacion. Teuta luan njësoj me të gjithë, por ngarkesa e madhe fizike bën punën e vet”, tha Edi Martini për Oversport.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Vllaznia fiton 'derbin e veriut' dhe ndjek Tiranën, Teuta shumë e fortë për Bylisin! Paqe mes Kastriotit dhe Erzenit
S.Dh/ReportTv.al