TripAdvisor, website më i rëndësishëm rreth informacionit turistik në gjithë botën, edhe këtë vit vlerëson vendet turistike që kanë marrë komente të shkëlqyera udhëtarësh anembanë globit në Tripadvisor gjatë 12 muajve të fundit.
Vlerësimi prestigjoz “Travelers' choice 2022” për Shqipërinë i është dhënë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 që edhe këtë vit janë pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë mes vendeve më të vlerësuara në Shqipëri nga turistë nga e gjithë bota. Bunk’Art1 dhe Bunk’Art2 janë të vetmit muzeume shqiptare që kanë marrë këtë çmim.
“Urime fituesve të zgjedhjes së udhëtarëve të Tripadvisor 2022,” tha Kanika Soni, Drejtoreshë e Përgjithshme Tregtare në Tripadvisor. ‘The Travelers’ Choice Awards vlerësojnë më të mirët në turizëm dhe mikpritje, sipas atyre që kanë më shumë rëndësi: mysafirët tuaj. Renditja mes gjithë fituesve të Zgjedhjes së Udhëtarëve është gjithmonë e vështirë – por asnjëherë më shumë se këtë vit pasi dalim nga pandemia. Qoftë përdorimi i teknologjisë së re, zbatimi i masave të sigurisë ose punësimi i personelit të jashtëzakonshëm, jam e impresionuar nga hapat që keni ndërmarrë për të përmbushur kërkesat e reja të udhëtarëve. Ju jeni përshtatur shkëlqyeshëm përballë vështirësive”, tha drejtuesja tregtare e Tripadvisor, “dritarja” e turizmit ku informohen dhe shprehen miliona turistë në botë.
Çmimi ‘Travel choice 2022’
Shyqyr qe krijuan nje atraksion per turistet sepse ishte per te te ardhur keq per gjithe ate kryeqytet qe kemi dhe qe s'ka asgje tjeter pervecse nje bunkeri.
PërgjigjuNje nga keta ate te bashkia qe e shkaterroi Saliu me trimat e tij apo joooo?!
Përgjigju