Tritol makinës në Vlorë, tre të shoqëruar në polici! Bernard Sinomati një vit me parë kishtë dalë nga burgu në Belgjikë

4 Janar 2022, 11:17| Përditesimi: 4 Janar 2022, 11:45

  • Share

VLORË- Tre persona janë shoqëruar për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit. Nga policia konfirmohet se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë që ishte i braktisur, thonë burime për Report Tv Po kqyren pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohën kur është vendosur sasia e tritolit. Mendohet se sasia ishte e vogël rreth 150 gramë.

Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjike, ku nga burgu ka dalë një vit më parë. Aktualisht Sinomati jeton jashtë vendit.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 3 janar, ku siç duket 36-vjeçarit i është dërguar një “mesazh” nga persona të botës së krimit, por që ende janë paidentifikuar. Atij iu vendos tritol në makinën 'Volkswagen Pasat' me targa AA 151 HJ që e mbante të parkuar prej kohësh në lagjen "Hajro Çakerri", pranë poliklinikës, ku si pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasta: 04/01/2022 14:58

    Ca e ma sokolin ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?