Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka dënuar ngjarjen në Shkodër, ku gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos tritol në banesë. Bardhi shkruan se ky është një akt kriminal që cenon sigurinë e familjes së gjyqtarit, por edhe të gjithë shoqërisë.
“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cenim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë”, shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
Tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj! Kamerat filmuan autorin! Hetimi: Shkak detyra, KLGJ vendos nesër për mbrojtjen (VIDEO + FOTO)
SI.E./ReportTv.al