Sali Berisha dhe Xhelal Mziu, ndërsa hetimet e policisë vijojnë, bënë fakt të kryer që shpërthimi me tritol në vilën e deputetit demokrat në Kamzë, ka prapavijë politike. Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së e cilësoi sulmin si një akt terrorizmi shtetëror që është kryer nga “banditët shtetërorë”.
“Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale.”, u shpreh Berisha.
Deputeti tha se nuk ka konflikte me njeri dhe se këtij sulmi nuk i jep shpjegim tjetër, përveçse tentativës për t’i mbyllur gojën për shkak të qëndrimeve ndaj qeverisë. Por i pyetur nëse ka dyshime te ndonjë person, Mziu tha se nuk ka indicie. Theksoi gjithashtu se ndonëse nuk është shumë besimplotë, shpreson që policia të tregohet në lartësinë e duhur, të zbardhë ngjarjen.
“Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Kështu që përveç se një hakmarrje politike unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj. Madje me gjithë njerëzit që komunikojmë dhe gjatë këtyre orëve nuk gjejmë asnjë gjë tjetër veç prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet, për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni.”, tha Mziu.
Gazment Bardhi dhe Xhelal Mziu
Kreu i Grupit Parlamentat të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me tritolin e vendosur në vilën e deputetit të PD-së Xhelal Mziu. Bardhi shkruan se akte të tilla ndaj një deputeti, janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike.
“Dënoj me forcë aktin terrorist të goditjes me eksploziv ndaj kolegut Xhelal Mziu. Akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike dhe do të duhet të kishin alarmuar organet përgjegjëse të sigurisë. Deri në këtë moment Policia e Shtetit, përveç një njoftimi pa përmbajtje, nuk rezulton të ketë përcjell asnjë informacion mbi veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj”, shkuan Bardhi në Facebook.
Më tej Bardhi shkruan se grupi parlamentar i PD-së, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij. Ndërsa po ashtu ai apelon që institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët.
“Secili prej nesh, kolegëve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij, dhe apelojmë në mënyrë urgjente institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar. Çdo vonesë e pajustifikuar do të ishte për ne e papranueshme”, shton Bardhi.
Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe për veprimet që do të ndërmarrin pas seancën e djeshme, ku opozita shkaktoi kaos dhe socialistët votuan breenda 25 minutave programin dhe qeverinë e re. Sipas Berishës, kësaj “narkoqeverie” si i referohet ai, do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb në të gjitha format.
“Opozita e ka shumë të qartë se me këtë narkoqeveri, që ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, ka vetëm luftë frontale me të gjitha format e saj, në parlament, jashtë parlamenti dhe ne do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb të gjithë kësaj përpjekje për të shtypur pluralizmin në Shqipëri.”, tha Berisha.
Më pas, kryedemokrati u pyet edhe për kandidatin e mundshëm të PD-së për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Ai tha se do t’i bashkojnë votat me maxhorancën për të votuar shkarkimin e Veliajt pasi sipas tij, një veprim i tillë është kërkuar prej kohësh nga ata që kur kryebashkiaku u arrestua.
“Qytetarët janë dëshmitarë se në çdo mbledhje të këshillit bashkiak, këshilltarët e PD kanë kërkuar, kanë insistuar për shkarkimin e menjëhershëm të Erion Veliajt. Dhe nëqoftëse Edi Rama vendos të bashkojë votat me opozitën për shkarkimin e tij, ne natyrisht nuk mund të mos votojmë për plotësimin e asaj kërkese që ne e kemi bërë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak. E qartë kjo besoj? E qartë. Pra nuk jemi ne... se i kanë bërë tituj gati ata dhe sot kjo ka qenë ajo porosia e nëndheshme. Nuk jemi ne që po bashkojmë votat, janë ata që po vijnë tek ne.
Natyrisht jo për qëllimet tona, por vetëm për qëllimet e Edi Ramës. Edi Rama nuk mund ta mbajë Erion Veliajn si gur varri në qafë, do ta groposë përfundimisht dhe sa më parë. Por ne do mbajmë të njëjtin qëndrim ndaj Edi Ramës. Mision i përmbushur me Erion Veliajn, tani radhën e ka Edi Rama me Lubinë. Të gjitha çështjet që ngrite këtu, do marrin përgjigje në ditët në vazhdim nga forumet dhe konsultat e PD, qoftë me forumet, qoftë me aleatët.”, tha Berisha.
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë së shpërthimi me tritol në murin rrethues në vilës së tij në Kamëz ka prapavijë politike. Në një konferencë për mediat, së bashku me Berishën, Mziu tha se nuk ka konflikte me njeri dhe as borxhe, dhe se sulmi është bërë për t'i mbyllur gojën nga qeveria.
“Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akt absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përveçse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni”, tha Mziu.
Komente

Mziu do te ishte kryetari ideal i PD-se.
PërgjigjuPer Zotin nuk ju shikon dot populli jene bere si balat e rrugeve, sa mire ju ka gjetur mendjen PD se ju beri gazi i botes
PërgjigjuE KE PA LEJE....MIRE TA KANE BERE.....
PërgjigjuDO TA HAJë SIç HëNGRI AZEMIN!
PërgjigjuO LOQE PO KUSH TE BESON TY!
Përgjigjulere se fjala jote ka shume peshe dhe keta te ps e kane problem dhe kane porosit te te vene tek gardhi nje eksploziv:)))) hahaha kur i jep rendesi vetes
PërgjigjuIa paska kendu kurvallahun Berisha Mziut...i ka dale dhe ne krahe per dite te diellit, se naten e di vete ai...ja sa te ndez ca zjarr