Bardhi-Mziu

Politikë

Tritoli në vilën e Xhelal Mziut, Bardhi: Akt kriminal! Institucionet të zbardhin ngjarjen

19 Shtator, 14:40| Përditesimi: 19 Shtator, 17:15

  • Share

1758285855_bardhi.JPG

Gazment Bardhi dhe Xhelal Mziu

Kreu i Grupit Parlamentat të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me tritolin e vendosur në vilën e deputetit të PD-së Xhelal Mziu. Bardhi shkruan se akte të tilla ndaj një deputeti, janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike.

“Dënoj me forcë aktin terrorist të goditjes me eksploziv ndaj kolegut Xhelal Mziu. Akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike dhe do të duhet të kishin alarmuar organet përgjegjëse të sigurisë. Deri në këtë moment Policia e Shtetit, përveç një njoftimi pa përmbajtje, nuk rezulton të ketë përcjell asnjë informacion mbi veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj”, shkuan Bardhi në Facebook.

Më tej Bardhi shkruan se grupi parlamentar i PD-së, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij. Ndërsa po ashtu ai apelon që institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët.

“Secili prej nesh, kolegëve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij, dhe apelojmë në mënyrë urgjente institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar. Çdo vonesë e pajustifikuar do të ishte për ne e papranueshme”, shton Bardhi.


Lajmi kryesor:

Tritoli në vilën e Xhelal Mziut në Kamëz, Berisha: Akt terrorizmi shtetëror, u krye nga bandat! Deputeti: Hakmarrje politike, s’kam konflikte me njeri (VIDEO)


A.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?