Kryetari i PD, Lulzim Basha

Tritoli në Vlorë, Basha: Rama burgos fëmijët dhe nënat, krimi po vret Shqipërinë

23 Nëntor 2018, 22:50| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 00:37

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sonte duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka lëshuar vendin në dorë të krimit ndërsa ka vendosur gjithë shtetin tek unaza e madhe për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët. Reagimi i Bashës vjen pas atentatit me tritol në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni i gurores Agron Alushaj, 48 vjeç.

Komenti i Bashës:

Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.

Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.

Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?