Zamora, Spanjë - Diogo Jota (Silva), sulmuesi i Liverpoolit ka ndërruar jetë në një aksident me makinë në moshën 28-vjeçare. Vëllai i sulmuesit portugez, Andre Silva (25 vjeç), gjithashtu vdiq në aksidentin, i cili ndodhi në provincën e Zamorës në Spanjë. 25-vjeçari ishte po ashtu një futbollist profesionist, me klubin portugez të nivelit të dytë, Penafiel.
Tragjedia ndodhi rreth orës 00:30 sipas orës lokale të enjten. Zjarrfikësit thanë se makina e tyre, një Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome ndërsa po parakalonte një automjet tjetër dhe më pas u përfshi nga flakët. Në pamje duket Lamborghini i shkrumbuar.
Jota u martua me partneren Rute Cardoso vetëm muajin e kaluar, me të cilën pati tre fëmijë. Ai së fundmi ka postuar fotografi në rrjetet sociale nga ceremonia, e cila u zhvillua më 22 qershor. Jota ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e Premier League sezonin e kaluar dhe gjithashtu luajti për Portugalinë ku ata mposhtën Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve në qershor.
Liverpool reagoi në një mesazh prekës. "Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t'u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë", shkruan klubi anglez.
"Federata Portugeze e Futbollit (FPT) dhe i gjithë futbolli portugez janë plotësisht të shkatërruar. Shumë më shumë sesa një lojtar i mrekullueshëm, me pothuajse 50 paraqitje ndërkombëtare, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin", tha Pedro Proenca, kreu i FPT-së.
Diogo u martua më 22 qershor
Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Dasma u zhvillua më 22 qershor. Fotot tregojnë çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (lindur 2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.
Karriera
Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste.
Me Liverpoolin, ai fitoi Premier Leaguen në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atlético Madrid, Porto dhe Wolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.
Diogo Jota, futbollisti 28-vjeçar i Liverpoolit vdiq herët këtë mëngjes në një aksident tragjik në Spanjë. Vëllai i tij, Andre Silva (25 vjeç), gjithashtu futbollist, po udhëtonte me të kur automjeti (Lamborghini) me të cilin po udhëtonin doli nga rruga, me sa duket për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit dhe u përfshi nga flakët. Të dy vëllezërit ndërruan jetë duke bërë që bota e futbollit të jetë në zi.
Kush ishte Andre Silva
I lindur më 28 prill 2000 në Gondomar të Portugalisë, ai luajti si sulmues i krahut të majtë. Në moshën 25 vjeç ai ishte një nga lojtarët kryesorë për FC Penafiel në Ligën e Dytë Portugeze, ku luajti 32 ndeshje në sezonin 2024-25, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.
I formuar në ekipe të tilla si Gondomar, Boavista U23 dhe Famalicão U23, karriera e tij tregoi një progres të vazhdueshëm duke arritur kulmin në vitin 2025.
Vetëm pak ditë para aksidentit fatal, ata kishin festuar së bashku në dasmën e Diogos.
O Futebol Clube do Porto está de luto.
— FC Porto (@FCPorto) July 3, 2025
É com choque e profundo pesar que enviamos as sentidas condolências à família e amigos do Diogo Jota e irmão André Silva, que também foi nosso atleta nos escalões de formação.
Descansem em paz.#FCPorto pic.twitter.com/BXlR8v7y7Z
Ish-trajneri i Liverpoolit, i cili e afroi Diogo Jotën te klubi i kuq, Jurgen Klopp ka bërë një reagim emocionues për ndarjen nga jeta të sulmuesit dhe vëllait të tij në aksidentin fatal me makinë.
"Ky është një moment që më lëndon! M'u thye zemra kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm. Do të na mungosh shumë. Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime janë për gruan, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e donin atë. Pusho në paqe", shkruan Klopp.
“CNN Portugal” ka zbuluar një tjetër fakt në lidhje me atë çfarë ndodhi me Diogo Jotën dhe të vëllanë në Spanjë në orët e para të ditës së sotme. Sipas medies në fjalë lojtarit i ishte këshilluar nga mjekët që të mos merrte avionin për t'u kthyer në Angli pasi vetëm pak ditë më parë kishte bërë një ndërhyrje në mushkri.
“Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë. Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpoolin”, zbuloi “CNN Portugal”.
Një tjetër gazetar portugez, Victor Pinto, pohoi për “CMTV channel” se: “Diogo Jota shpesh herë udhëtonte drejt Anglisë me makinë pasi kishte probleme në mushkëri dhe fluturimet e shqetësonin. Nuk kishte asgjë serioze, por ai edhe herë të tjera kishte preferuar që të merrte një traget që lidh veriun e Spanjës me jugun e Anglisë”.
Në një video të siguruar nga mediat spanjolle shfaqet momenti i frikshëm kur automjeti tip Lamborghini, me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit Diogo Jota (Silva) dhe Andre Silva është i përfshirë nga flakët.
Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla, në provincën Zamora, shumë pranë kufirit me Portugalinë.
Mjeti luksoz dyshohet se pësoi një defekt në gomë gjatë një parakalimi, duke humbur kontrollin, çka bëri që të përplasej në barrierat anësore, të dilte nga rruga dhe të merrte flakë menjëherë.
Pamjet tregojnë trupin e makinës tërësisht të djegur, të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa forcat e emergjencës dhe hetuesit shihen duke inspektuar vendin e ngjarjes. Të dy vëllezërit ndërruan jetë në mënyrë tragjike.
Tifozët e Liverpoolit janë në dhimbje pasi sulmuesi i tyre, Diogo Jota dhe i vëllai, Andre, humbën jetën në një aksident rrugor në Spanjë. Të shumtë në numër ata janë mbledhur jashtë stadiumit "Anfield Road" dhe me kurora me lule kanë kujtuar 28-vjeçarin.
"Ai do të mbahet mend me një buzëqeshje në fytyrë, duke shënuar gola për Liverpoolin. Por në një kohë si kjo, futbolli nuk ka rëndësi. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, vëllai i tij ka ndërruar jetë bashkë me të dhe prindërit e tij kanë humbur fëmijët e tyre. Dua të them, ai do të mbahet mend përgjithmonë si një i 'Kuq' i shkëlqyer për ne, por kur ndodh diçka e tillë, futbolli nuk ka më rëndësi", tha një nga tifozët.
Vetëm pak orë përpara se të ndërronte jetë së bashku me të vëllanë në një aksident tragjik në Spanjë, sulmuesi Diogo Jota publikoi në kanalet e komunikimit klipin e dasmës. Ceremonia u zhvillua vetëm 10 ditë më parë, teksa ai la pas bashkëshorten Rute Cardoso dhe tre fëmijë të vegjël.
“Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, shkruan Jota. Në një foto nga dasma, Rute kishte shkruar: “Po për gjithë jetën. Ëndrra ime u bë realitet.” Ndërsa Jota, pas kurorëzimit, kishte komentuar: “Unë jam me fat.”
Cristiano Ronaldo ka prekur me mesazhin ngushëllues për familjen e Diogo (Jota) dhe Andre Silva, dy vëllezëve futbollistë që u ndanë nga jeta në një aksident rrugor.
"Nuk ka kuptim. Vetëm para pak ditësh ishim bashkë në ekipin kombëtar, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pusho në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve", shkruan Ronaldo.
Não faz sentido. Ainda agora estávamos juntos na Seleção, ainda agora tinhas casado. À tua familia, à tua mulher e aos teus filhos, envio os meus sentimentos e desejo-lhes toda a força do mundo. Sei que estarás sempre com eles. Descansem em Paz, Diogo e André. Vamos todos sentir… pic.twitter.com/H1qSTvPoQs
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) July 3, 2025
Vdekja e vëllezërve futbollistë, Diogo Jota (Silva) dhe Andre Silva ka sjellë zi në futbollin ndërkombëtar. Pjesë e Liverpool, Diogo njihej për sukseset e tij në fushë.
Klubi i Premier League, Liverpool në një reagim të parë shprehet i shkatërruar.
"Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t'u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë", shkruan klubi anglez.
UEFA ka reaguar gjithashtu në një mesazh prekës.
"Në emër të komunitetit evropian të futbollit, jemi thellësisht të pikëlluar të mësojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jota, lojtarit të kombëtares portugeze dhe sulmuesit të Liverpool FC, së bashku me vëllain e tij André Silva. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje dërrmuese", shkruan UEFA.
Federata Portugeze e Futbollit ka ndarë mesazhin për humbjen e lojtarit të tyre.
"Federata Portugeze e Futbollit (FPT) dhe i gjithë futbolli portugez janë plotësisht të shkatërruar. Shumë më shumë sesa një lojtar i mrekullueshëm, me pothuajse 50 paraqitje ndërkombëtare, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin", tha Pedro Proenca, kreu i FPT-së.
Reagime të shumta ngushëlluese ka pasur edhe nga qindra klube, përfshi ato më me emër në Europë e botë, figura të njohura nga sporti dhe jo vetëm. Mesazh ngushëllues ka pasur edhe nga FSHF-ja.
Liverpool Football Club are devastated by the tragic passing of Diogo Jota.
— Liverpool FC (@LFC) July 3, 2025
Mediet në Spanjë kanë publikuar edhe pamje nga vendi ku Diogo Jota dhe i vëllai, Andre Silva, ndërruan jetë pas një aksidenti. Në pamje duket Lamborgini i tyre i shkrumbuar.
Zjarrëfikëset thanë se makina e tyre doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome ndërsa po parakalonte një automjet tjetër dhe më pas u përfshi nga flakët.
BBC bën me dije se Diogo Jota (Silva) dhe i vëllai i tij, Andre, ndërruar jetë pasi goma e Lamborginit me të cilën udhëtonin shpërtheu dhe mjeti doli nga rruga duke u përfshirë nga flakët.
Tragjedia ndodhi rreth orës 00:30 sipas orës lokale të enjten. Zjarrëfikëset thanë se makina e tyre, një Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome ndërsa po parakalonte një automjet tjetër dhe më pas u përfshi nga flakët.
Prej vitit 2020 Diogo Jota ka qenë pjesë e Liverpoolit duke shkëlqyer me fanellën e kuqe. Por, jo të gjithë e dinë se mbiemri që 28-vjeçari mbante në fanellë (Jota), nuk është ai i vërtetë. Në fakt emri i tij i plotë është Diogo Jose Teixeira da Silva. Portugezi, për shkak se në klubet ku ka luajtur ka pasur shumë bashkëlojtarë me mbiemrin Silva, i përhapur në pjesën latine, vendosi të kishte mbi shpinë Diego J. që më pas në të përditshmen u cilësua si Diogo Jota. Sot, ai së bashku me të vëllanë (vetëm 26 vjeç) humbën jetën në një aksident rrugor në Spanjë, duke lënë pas shumë hidhërim në botën e futbollit.
Futbollistët portugezë, Diogo Jota i Liverpool dhe i vëllai, Andre Jota i Penafiel ndërruan jetë mëngjesin e të enjtes në një aksident në Spanjë. Të dy në moshë të re i ishin përkushtuar futbollit, teksa Diogo mbylli një sezon të shkëlqyer me Liverpoolin dhe Portugalinë, duke fituar Premier League dhe Ligen e Kombeve.
Para dhjetë ditësh Diogo u kurorëzua me bashkëshorten, Rute Cardoso, me të cilën ka tre fëmijë. Një vit me trofe dhe suksese që u ndërpre në mes për të dhe vëllanë e tij në moshën më të bukur.
Sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën këtë të enjte në një aksident në Spanjë. Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Dasma u zhvillua më 22 qershor. Fotot tregojnë çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.
Komente

Tragjedi e tmerrshme! U prehte ne paqe!
Përgjigju