Truall, apartamente dhe makina/ Sekuestrohen në Elbasan 700 mijë € pasuri e nipit të bosit të drogës

24 Korrik 2019, 17:10| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 23:17

  • Share

ELBASAN-Më kërkesë të prokurorisë një 33-vjeçari i janë sekuestruar 700 mijë euro pasuri, që përfshijnë; apartament, truall, ndërtesë dhe makinë. Pasuria i përket 33-vjeçarit K.M. Ndaj këtij të fundit është nisur një procedim për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, pasi informacionet e mbëriturra nga Policia e Shtetit në Prokurori, flisnin se është ndjekur penalisht për trafik droge nga drejtësia Italiane.

Nga të dhënat e grumbulluara nga “Shqiptarja.com” mësohet se ai rezulton të jetë nipi i Nik Vojoçek ose Besnik Brakës i dënuar për trafik droge dhe korrupsion aktiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit. Besnik Braka është dënuar nga Krimet e Rënda me vendimin e datës 12 janar 2009 me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “Trafikim armësh dhe municionesh”,“Prodhim e shitje narkotikësh”, “Prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Ndërsa në vitin 2013 Besnik Braka është dënuar me 2 vjet burgim për akuzën e korrupsionit aktiv.

Besnik Braka

Duke marë shkas nga këto dënime të Besnik Braka por edhe nga aktiviteti kriminal i nipit të tij në Itali K.M., prokuroria e Elbasanit ka hetuar me imtësi të gjitha pasuritë e këtyre dy personazheve dhe familjarëve të tyre.

Pas disa muaj hetime, pak ditë më parë me kërkesë të prokurorisë gjykata e Elbasanit ka vendosur ti sekuestrojë pasuritë me vlerë 700 mijë euro,33-vjeçarit. Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pasurive është vënë në ekzekutim nga policia e Elbasanit, ku gjatë operacionit "Invest" është sekuestruar 1 apartament me sipërfaqe 350 m2, 1 truall me sipërfaqe 5000 m2, 1 ndërtesë 200 m2 dhe 1 automjet.

Të gjitha këto prona janë vënë në sekuestro duke mos i dhënë mundësi individëve që i posedojnë, ti shesin apo ti dhurojnë tek persona të tretë. K.M. njihet dhe si pronar i “Clab Havana” në Elbasan, të cilit ju vendos tritol disa muaj më parë, ngjarje kjo ende e pazbardhur nga policia e Elbasanit.

Pritet që disa muaj më vonë, ndaj këtyre pasurive ti fillojë në gjykatë procedura e konfiskimit të tyre. Jo më larg se dje në Elbasan u sekuestrua pasuri me vlerën e 500 mijë eurove në emër të dy prej grabitësve të gati 6 milion eurove në pistën e Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës, vëllezër. Aksionet, apartamentet dhe truallet, në pronësi të dy vëllezërve që janë sekuestruar janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Pasuritë e sekuestruara
-1 apartament me sipërfaqe 350 m2
-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.
-1 ndërtesë 200 m2
-1 automjet

Komento

Komente

  • Haxhi Qamili: 24/07/2019 20:28

    Vajzat si sorkadhe O djemte si petrita Gjysmat jan topalle O gjysmat jan jevgjita

    Përgjigju
  • Taksa: 24/07/2019 19:29

    Klementin shifeni mos eshte me ndonje elbasonllije se vdesin ato per kshu gjonash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?