"Nuk kam bërë asnjë përparim për Ukrainën me Putinin". Këtë, Donald Trump, e pranoi para se të nisej për në Ioëa, në një tubim me mbështetës të tij. Gjatë telefonatës mes të dyve, Presidenti amerikan i tha Vladimir Putinit se nuk është i kënaqur me situatën në Ukrainë dhe mohoi se kishte ndaluar furnizimin me armë për Ukrainën. "Ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë", theksoi Presidenti. Udhëheqësi i Kremlinit i është drejtuar presidentit të SHBA-së duke i thënë se Rusia nuk do të tërhiqet nga qëllimet e saj në Ukrainë. Zelensky pritet të zhvillojë gjithashtu një telefonatë këtë të premte me Trump.
Lajmi kryesor:
Asnjë rezultat pas telefonatës Trump-Putin! Rusia sulm masiv në Kiev, 14 të plagosur
A.I/ReportTv.al