Protesta në Londër kundër Trump

Bota

Trump drekon me familjen mbretërore, protestuesit me pankarta kundër tij mblidhen në Londër

17 Shtator, 16:18| Përditesimi: 17 Shtator, 16:22

  • Share

1758118781_Capture.JPG

Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po drekon me familjen mbretërore britanike në Windsor, disa protestues janë mbledhur në qendër të Londrës.

Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit po mbajnë në dorë pankarta dhe flamuj me slogane që kundërshtojnë udhëheqësin amerikan, duke përfshirë “hidhni Trumpin”, “ndalojeni Trumpin” dhe të tjera me fjalë fyese.

Disa protestues të veshur si presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe të vetëshpallurin mizogjin Andreë Tate, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “kriminelë lufte për Trumpin”, “vrasës për Trumpin” dhe “misogynistë për Trumpin”.

Ndëra protestuesit mbajnë gjithashtu pankarta që lidhen me tema specifike politike që përfshijnë Trump, si konflikti Rusi-Ukrainë dhe luftën e Izraelit në Gaza.

“Jo regjimit fashist të Trump”, shkruhet në një pankartë, ndërsa një tjetër e quan udhëheqësin amerikan “gjënë më të keqe në Londër që nga murtaja”.

“Ky bir i një të mbijetuari të Holokaustit thotë: Ndalojeni gjenocidin në Gaza!” shkruan në një tabelë. Të martën, një hetim i pavarur i Kombeve të Bashkuara arriti në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Izraeli e hodhi poshtë me vendosmëri këtë pretendim.


Lajmi kryesor:

Trump në Londër për një vizitë dy ditore shtetërore, takohet me Mbretin Charles III


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?