USAID
Zyra kryesore e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Uashington u mbyll papritur të hënën, dhe punonjësit u njoftuan me e-mail pak pas mesnatës që të mos paraqiteshin në punë, sipas disa burimeve që njohin çështjen.
“Sipas udhëzimeve të drejtuesve të Agjencisë, selia e USAID në ndërtesën Ronald Reagan në Uashington, D.C. do të jetë e mbyllur për personelin e Agjencisë të hënën, më 3 shkurt 2025. Personeli i caktuar normalisht të punojë në selinë e USAID do të punojë nga distanca nesër, me përjashtim të personelit me funksione thelbësore në terren dhe mirëmbajtje të ndërtesës, të cilët do të kontaktohen individualisht nga drejtuesit e lartë”, thuhej në e-mail, një kopje e të cilit është siguruar nga CNN.
Lajmi kryesor:
Elon Musk përplaset me USAID: Trump është dakord ta mbyllë! Agjencia dha 500 mln dollarë në Shqipëri
K.M/SI.E./ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)