Foto:Donald Trump
Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage të Alaskës.
Dy ditë më parë Trump zhvilloi edhe një videokonferencë me udhëheqësit evropianë përpara bisedimeve me Putinin. Gjatë këtij takimi viral, udhëheqësit europiane i paraqitën kërkesat e tyre, presidentit amerikan.
Së pari: Ukraina në tryezën e negociatave dhe një marrëveshje e ardhshme trepalëshe me Zelenskyn.
Së dyti: Kievi është gati të "negociojë për çështjet territoriale, por nevojitet një ngrirje në frontin aktual, pa njohur pushtimin rus".
Së treti: "Kievi duhet të jetë në gjendje të mbështetet në garanci efektive për sigurinë e tij, duke përfshirë forca të armatosura të pakufizuara të afta për të ruajtur sovranitetin e tij".
Së katërti: "Negociatat duhet të jenë pjesë e një strategjie të përbashkët transatlantike".
Dhe së pesti: "Presioni i sanksioneve duhet të ruhet", ndërsa BE-ja përgatit paketën e saj të 19-të.
Lajmi kryesor:
Trump-Putin flasin për marrëveshje, por pa detaje! Lideri i Kremlinit: Shpresoj të hapet rruga e paqes me Ukrainën, Europa mos bëhet pengesë! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Do flas me Zelenskyn
Xh.K/ReportTv.al