Donald Trump në Parlamentin izraelit

Bota

Trump: Hamasi duhet të çarmatoset, vendet e Lindjes së Mesme të bashkëpunojnë për të ndërtuar shkolla

13 Tetor, 14:13| Përditesimi: 13 Tetor, 14:15

  • Share

1760357688_donaldtrumpnparlamentinizraelit.webp

Në fjalimin e tij në Parlamentin izraelit teksa është në fuqi armëpushimi dhe Plani i Paqes, Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se Gaza do të duhet demilitarizohet dhe Hamasi të çarmatoset.

Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato.

Trump vijoi fjalimin e tij të gjatë duke bërë thirrje se vendet e Lindjes së Mesme nuk duhet të bëjnë armiq, por duhet të punojnë bashkë për të mundësuar prosperitetin.

Ai tha se "në vend që të prodhojnë armë", vendet në rajon duhet të përqëndrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.


Lajmi kryesor:

Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit pas 738 ditësh! Trump: Nis epoka e artë për Lindjen e Mesme! Netanyahu: Je miku më i madh i vendit tonë


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?