Donald Trump në Parlamentin e Izraelit

Bota

Trump i kërkon Presidentit izraelit që të japë dekret falje për akuzat ndaj Netanyahut: Kush dreqin do t’ja dijë?

13 Tetor, 14:22| Përditesimi: 13 Tetor, 14:25

  • Share

1760358264_donaldtrumpnparlamentineizraelit.png

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij në parlamenti izraelit, që Kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje nga Presidenti për problemet ligjore që ai ka.

"Z. President, pse nuk i jepni një falje?", tha Trump, duke iu drejtuar Presidentit izraelit Isaac Herzog, i cili ndodhej gjithashtu në Parlament.

Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi i SHBA-së, i cili më parë kishte kërkuar që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.

Trump pranoi se kjo deklaratë e tij nuk është pjesë e fjalimit të përgatitur. Por ai tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij, Benjamin Netanyahun.

"Më pëlqen ky zotëri këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës. Puro dhe shampanjë, kujt i intereson", tha Trump duke iu referuar akuzës se Netanyahu kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj, e duke i bërë thirrje Presidentit të vendit që të lëshojë dekret falje për akuzat e ngritura ndaj Kryeministrit.


Lajmi kryesor:

Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit pas 738 ditësh! Trump: Nis epoka e artë për Lindjen e Mesme! Netanyahu: Je miku më i madh i vendit tonë


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?