Trump-Starmer

Bota

Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës nga Britania

18 Shtator, 16:53| Përditesimi: 18 Shtator, 17:00

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është kundër me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbi njohjen e një shteti palestinez nga Britania e Madhe.

Trump, i cili kohët e fundit ka pasur përplasje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për sulmin e tij ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, ofroi vetëm mbështetje për Izraelin gjatë përgjigjes së tij sot në një konferencë shtypi rreth Lindjes së Mesme.

Ai nënvizoi mizoritë e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe tha se objektivi i tij kryesor ishte lirimi i pengjeve.

‘Dua që pengjet të lirohen tani, pikërisht tani. Kam dëgjuar histori që nuk i kam menduar kurrë të mundshme. Nuk kishte njerëzim, asgjë».

 

Trump ofroi pak detaje specifike se si e parashikonte ai përfundimin e luftës dhe nuk përmendi operacionin aktual të Izraelit në Gaza.

Në vend të kësaj, ai i paraqiti qëllimet e tij në terma të përgjithshëm.

“Dua një fund, dua që pengjet të lirohen dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë’, tha ai.

 

Lidhur me planet e Starmer për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar një numri kombesh të tjera në ditët në vijim, Tramp pranoi se ka mosmarrëveshje me Starmer për këtë temë.

‘Kam një mosmarrëveshje me kryeministrin për këtë çështje. Një nga mosmarrëveshjet e pakta që kemi’, tha ai.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshjen historike 'Tech Prosperity Deal', Trump: Lidhje e pathyeshme (VIDEO)


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?