Donald Trump gjatë nisjes për në Alaska

Bota

Trump mediave: Dua një armëpushim sot, nuk do jem i lumtur nëse nuk ndodh!

15 Gusht, 19:02| Përditesimi: 15 Gusht, 19:05

  • Share

Donald Trump gjatë nisjes për në Alaska

Nëse nuk do të dilej me një rezultat armëpushimi nga bisedimet maratonë të ditës së sotme në samitin e Alaskës, presidenti amerikan Donald Trump nuk do të ishte i kënaqur.

Kështu informojnë mediat referuar një deklarate dy orë para se të niste samiti.

"Dua të shoh një armëpushim. Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot", është shprehur Trump, sipas raportimit të ‘Reuters’.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e deklaroi këtë afërsisht dy orë para samitit të Alaskës me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë zbuloi më herët sot se nëse armëpushimi dështon, kreu i SHBA-ve është i përgatitur të largohet nga samiti i Anchorage.

 


Lajmi kryesor:

LIVE- Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart në Alaskë, sot vendoset fati i Ukrainës


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?