Bota

Tensione në parlamentin izraelit/ Dy anëtarët e krahut të majtë ndërpresin fjalimin e Trump: Njihni Palestinën, është gjenocid (VIDEO)

13 Tetor, 13:12| Përditesimi: 13 Tetor, 14:12

  • Share

Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë ku shkruhej "Njihni Palestinën është gjenocid", sipas një zëdhënësi të Knessetit.

Ligjvënësi arab Ayman Odeh, kreu i partisë Hadash dhe Ofer Cassif, i vetmi ligjvënës hebre në partinë arabe, u shoqëruan jashtë nga rojet e sigurimit.

Teksa ata largoheshin anëtarë të tjerë të Knessetit u ngritën në këmbë dhe brohoritën vazhdimisht, “Trump! Trump!”

"Kjo ishte shumë efikase," tha Trump duke qeshur.

“Më vjen keq për këtë, zoti President,” iu drejtua kryetari i Knesetit Trumpit.


Lajmi kryesor:

Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit pas 738 ditësh! Trump: Nis epoka e artë për Lindjen e Mesme! Netanyahu: Je miku më i madh i vendit tonë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?