Presidenti amerikan Donald Trump bëri sërish të qartë se Uashingtoni nuk ka asnjë përfshirje në sulmin ndaj Iranit, ndërsa në të njëjtën kohë, lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit se çdo sulm ndaj SHBA-ve do të provokojë një përgjigje ushtarake dërrmuese dhe në një nivel të paparë ndonjëherë më parë.
Presidenti amerikan përsëriti edhe njëherë se është i hapur për një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit, me qëllim përfundimin e konfliktit të përgjakshëm.
"Shtetet e Bashkuara nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit sonte. Nëse sulmohemi nga Irani, në asnjë mënyrë, formë apo mjet, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë. Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t'i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!", ka deklaruar presidenti amerikan.
Lajmi kryesor:
Breshëri raketash iraniane mbi Izraelin! Media: Khameini u transferua në një bunker me familjen e tij! Netanyahu: Vramë shefin e inteligjencës së Pasdaran (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
