Donald Trump u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me Steve Bannon, ish-strategun e tij, i cili tani, në rolin e gurusë së lëvizjes MAGA, mbetet një këshilltar i rëndësishëm i jashtëm i presidentit. Lajmin e raporton NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë që zbulon se të dy janë takuar për një drekë që ishte planifikuar prej javësh. Megjithatë, nuk kalon pa u vënë re fakti që Bannon, në këto orë, është një nga disa figurat e MAGA-s që po i kërkojnë me ngulm presidentit të mos përfshijë SHBA-në në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, duke kërkuar respektimin e parimit të politikës së jashtme “America First” – që SHBA të qëndrojë jashtë luftërave të të tjerëve, ashtu siç Trump ka premtuar gjatë fushatës elektorale.
“Mesazhi im tani është, që izraelitët duhet ta përfundojnë atë që kanë nisur ne nuk mund ta bëjmë këtë, do ta shkatërronte vendin, nuk mund të kemi një tjetër Irak,” shkroi dje Bannon për Christian Science Monitor.
Sot, Trump ia ka lënë fjalën zëdhënëses së tij, Karoline Leavitt, duke dhënë përshtypjen se po fiton kohë, duke deklaruar se do të vendosë për një sulm të mundshëm ndaj Iranit “brenda dy javësh, në bazë të faktit nëse ka ose jo një mundësi të konsiderueshme për një negociatë me Iranin në të ardhmen e afërt.”
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael-Iran/ Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë për Iranin brenda dy javëve të ardhshme! Goditet spitali në Beer Sheva! Netanyahu: Vrasja e Khameneit? Askush nuk është imun
H.K/ReportTv.al