Bota

Trump: Një marrëveshje me Iranin është ende e mundur, kam disa ide por nuk kam marrë një vendim përfundimtar

18 Qershor, 21:42| Përditesimi: 18 Qershor, 21:45

  • Share

1750275917_httpsd1e00ek4ebabms.cloudfront.n5.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një "marrëveshje" me Iranin është ende e mundur. Ai ka shtuar se Irani dëshiron të takohet me të në Shtëpinë e Bardhë, duke u përgjigjur kështu pyetjeve të gazetarëve. Trump theksoi se ka disa ide për atë se çfarë mund të bëhet, por nuk ka marrë ende një vendim të përcaktuar.

"Më pëlqen të marr vendimin përfundimtar një sekondë përpara se të jetë e nevojshme, sepse gjërat ndryshojnë, veçanërisht në periudha lufte", tha ai. Këto fjalë janë raportuar nga Abc News.

Në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme të SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit, Trump ka theksuar se ende nuk ka marrë një vendim. Ai ka shpjeguar se ka një "ide" për atë që mund të bëhet, por situata po ndryshon shpejt dhe mund të kalojnë nga një ekstrem në tjetrin. Presidenti ka shtuar se një takim tjetër do të mbahet në “Situation Room” në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar këtë çështje, pas një ore. Ky informacion është raportuar nga CNN.


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael- Iran/ Trump: Ultimatum përfundimtar për Iranin, e kam humbur durimin! Avionët B2 në Paqësor! Teherani: Dorëzim? Kurrë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?