Dmitry Medvedev dhe Donald Trump

Bota

Trump: Pa mua Rusisë do t’i ndodhnin gjëra të këqija! Medvedev: Njoh vetëm një të keqe, ‘Luftën e 3 Botërore’

27 Maj, 22:48| Përditesimi: 27 Maj, 23:11

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron Vladimir Putin se po luan me zjarrin. Në rrjetin social X, Trump thotë se ajo që presidenti rus nuk kupton është se nëse nuk do të ishte për të, Rusisë do t’i kishin ndodhur shumë gjëra të këqija.

I përgjigjet menjëherë ish presidenti rus Dmitry Medvedev, duke thënë se njeh vetëm një gjë me të vërtetë të keqe: ‘Luftën e tretë botërore’.

Shpresoj që Trump ta kuptojë shprehet Medvedev, po në platformën X.

Përplasjet me Rusinë pas sulmeve në Ukrainë edhe teksa diksutohen negociatat për paqen i ka shtuar edhe Europa. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, hodhi idenë që Ukraina të përdorë raketa me rreze të gjatë, ç’ka solli një reagim të ashpër të Kremlinit, i cili thotë se Berlini do të zhytet në gropën ku ndodhet Ukraina.

 

 

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 28/05/2025 10:07

    Medvedev eprovoj dheHITLERI i verëm dhe vrau veten.Kaq mjafton ,koha është ndryshe.

    Përgjigju
  • Igor: 28/05/2025 07:22

    Dy budallenje qe kercenojne me luften e 3 botrore pse nuk fillojne njeri kunder tjetrit keshtu te zhduket revizionizmi Rus dhe kapitalizmi Amerika dhe na mbetet vetem te jetojme me Kinen,une nuk kam kapital pra nuk frikesohem nga zhdukja frike kan ata qe dote ju humbasi e gjith pasuria le te plas neser nese guxojne .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?