Donald Trump dhe Mark Rutte

Bota

Trump publikon mesazhin e Rutte: Evropa do ta paguajë shtrenjtë

24 Qershor, 22:19| Përditesimi: 24 Qershor, 22:29

  • Share

1750796808_wafawfagg.JPG

Gjatë udhëtimit me Air Force One për në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët, duke kërkuar që ato të arrijnë 4% ose 5% të PBB-së, me 5% si nivelin më të dëshiruar që do t’u jepte më shumë forcë dhe ndikim vendeve anëtare.

Ai shprehu bindjen se shumë vende do të votojnë për këtë rritje, por paralajmëroi një mosmarrëveshje me Spanjën, e cila sipas tij nuk ishte dakord dhe kjo ishte “shumë e padrejtë” ndaj aleatëve të tjerë.

Në këtë kontekst, Trump publikoi edhe një mesazh privat të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në platformën Truth, ku Rutte e përgëzonte për “suksesin e madh” që po afrohej në samitin e Hagës. Në mesazh thuhej se “Evropa do të japë kontributin e saj në një mënyrë të konsiderueshme, siç duhet, dhe kjo do të jetë një fitore për ju.”

Rutte theksonte gjithashtu se Trump po arrinte diçka që asnjë president amerikan nuk kishte arritur në dekada – bindjen e të gjithë aleatëve për t’u angazhuar në rritjen e shpenzimeve në nivelin 5%. Ai e pranoi se nuk ishte një rrugë e lehtë, por rezultati ishte një sukses i rëndësishëm për aleancën.


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s/ Rutte: Ukraina e ka vendin në aleancë! Zelensky: Kemi nevojë për armatim dhe mbrojtje ajrore! Trump: Shpresoj të arrijmë rezultate


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?