Donald Trump

Trump rikthehet në rrjete sociale, publikon në Gab letrën ndaj kongresit: Akuzat për nxitjen e kryengritjes s’mund të provohen

7 Shkurt 2021, 16:30| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 21:34

  • Share

Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, për të thënë edhe njëherë se akuzat kundër tij për nxitjen e kryengritjes në kongresin amerikan nuk mund të provohen.

Trump ka përdorur, llogarinë e tij në Gab, një platformë alternative në Twtter që përdoret shpesh nga ndjekësit e tij të krahut të djathtë, për të publikuar një letër nga avokatët e tij.

Pasi u ndalua nga Tëitter dhe Facebook, ish-presidenti nuk është shfaqur më në rrjete sociale, por ka përdorur Gab për të vijuar me pretendimet e tij të përsëritura tashmë, zgjedhjet në SHBA ishin të manipuluara dhe të vjedhura.

"Ne e kemi kuptuar marifetin tuaj më të fundit të marrëdhënieve me publikun. Siç e dini sigurisht, nuk ka diçka të tillë si përfundim negativ në këtë procedurë antikushtetuese. Letra juaj konfirmon vetëm atë që është e njohur për të gjithë: ju nuk mund të provoni pretendimet tuaja kundër Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, i cili tani është një qytetar. Përdorimi i Kushtetutës sonë për të sjellë një procedim të pretenduar të fajësimit është shumë serioz për të provuar të luash këto lojëra”, thuhet mes të tjerash në letër.

Në postimin e tij të parë që nga 8 Janari, Trump postoi një përgjigje për ftesën e kongresmenit Jamie Raskin për ish-presidentin, që të dëshmonte në gjyqin e tij të fajësimit për akuzat për nxitjen e kryengritjes që shkaktoi trazirat e Kapitol.

Këshilltari i tij, Jason Miller, së pari ndau refuzimin e  Trump për t'u paraqitur në fillim të kësaj jave, por postimi i ish-presidentit drejtuar Gab ishte hera e parë që letra e plotë shihej publikisht.

Komento

Komente

  • Mashkullori: 07/02/2021 16:45

    Ligjevenesit Amerikane duhet te sqarojne ligjishmerine e hetimin=t te tyre per ish poresidentin Trump: Ne se procedimi i filluar kur ai ishte ende president dhe vazhdon tani qe eshte qytetar,ka mbeshtetje kushtetuese apo jo.Ne se ka mbeshtetje kushtetuese duhet te vazhdojne,ne se nuk ka mbeshtetje kushtetuese duhet te nderpitet dhe te mos harxhohet kohe,sepse do te rrezohet me vone.. Personalisht,e quaj te ligjeshme hetimin sepse ka filluar kur ai ishte ende president...

    Përgjigju
  • tres: 07/02/2021 16:39

    po te presim te kthehesh sa me shpejt ti japesh drejtim ketyre plehrave qe na robtojne 24 ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?