Bota

Bisedimet për Ukrainën/ Trump: Do të takohem me Putinin më 15 gusht në shtetin e Alaskës! Mund të ketë shkëmbim territoresh

8 Gusht, 22:40| Përditesimi: 9 Gusht, 16:12

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se takimi i tij me presidentin Vladimir Putin do të zhvillohet në Alaska, të premten e 15 gushtit.

"Takimi shumë i pritur midis meje, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Presidentit Vladimir Putin, të Rusisë, do të zhvillohet të premten e ardhshme, më 15 gusht 2025, në Shtetin e Madh të Alaskës. Detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje", shkruan Trump në aplikacionin Truth Social.

Më herët, i pyetur nëse Zelensky do të duhet të heqë dorë nga territori si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, Trump u përgjigj: "Epo, shikoni territorin për të cilin është luftuar për 3 vjet e gjysmë... e dini, shumë rusë kanë vdekur. Shumë ukrainas kanë vdekur."

"Pra, po e shqyrtojmë këtë, por në fakt po kërkojmë të marrim disa mbrapsht. Disa shkëmbime. Është e komplikuar... por do të marrim disa mbrapsht, do të ndërrojmë disa. Do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyjave, por do të flasim për këtë ose më vonë ose nesër."

Nga ana tjeter  presidenti rus Vladimir Putin, ka nisur konsultimet me aletatët e tij. Ai ka telefonuar homologun e tij kinez Xi Jinping per ta informuar atë mbi bisedimet me SHBA-n, ndjekur me pas nga Kryeministri Indian Narendra Modi dhe aleati i ngushtë Alexander Lukashenko, Presidenti i Bjellorusise.

Trump, ultimatumi i të cilit ndaj Putinit për t'i dhenë fund konfliktit ka skaduar, ka qenë gjithashtu i kujdesshëm në deklaratat e tij të fundit.

Kur u pyet nëse do ta mbajë premtimin e tij për të vendosur sanksione të reja ndaj Moskës, u pergjigj se kjo do të varet nga Putini.

Aludimet për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Trumpit u bënë më serioze pas vizitës në Moskë më 6 gusht nga i Dërguari i Posaçëm amerikan, Steve Witkoff, vizitë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si me rezultate “më të mira sesa pritej”.

Moska ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të preferonte një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të konfliktit, në mënyrë që të adresohen çështjet thelbësore të saj. Sipas zyrtarëve rusë, pengesat për paqen përfshijnë kërkesat jorealiste të Ukrainës dhe angazhimin e aleatëve evropianë të Kievit për të vijuar furnizimet me armë.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robert: 09/08/2025 08:54

    Si ske turp mor zoteri, shtetin e Alaskes thote...shba thuaj. Territoret qe i perkasin Ukraines ti kthehen Ukraines dhe pike!

    Përgjigju
    • o robo: 09/08/2025 11:16

      a ka ekzistuar ndonjehere Ukraina ne hart para se ta formonte Lenini si rajon i Bashkimit Sovjetik??? Mire INJORANTER qe nuk lexoni HISTORI po pse jeni dhe QORRA qe nuk shikoni HARTEN e Vertet?????

  • Kasecm gahinji: 09/08/2025 08:10

    Mblidhen cifligaret e botes ne Alaske,se ben vape e madhe ne anet e tjera,dhe vendosin si do te ndahet bota.

    Përgjigju
    • O Kaso: 09/08/2025 11:23

      Alasken ja ka falur(ose shitur simbolikisht) ZARI Rusis Amerikes se nuk i duhej Zarit ne ato kohe...Prandaj ka domethenie vendi i takimit;AMERIKA DHE RUSIA jane PERANDORI dhe i gjejne muhabetet-(lexoni histori o njerez se ndryshe drogoheni nga propaganga e lajmet e interesave te momentit dhe e perfitimetaret e bisnesit te armeve!)

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?