Shtëpia e Bardhë

Bota

Trump synonte çmimin Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon ashpër Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 14:39| Përditesimi: 10 Tetor, 14:44

  • Share

“Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë ”, tha Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, në një postim në X në përgjigje të lajmit se Maria Corina Machado kishte fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.  

"Nuk do të ketë kurrë askënd si ai, të aftë të lëvizë malet me forcën e vullnetit të pastër. Komiteti i Nobelit ka treguar se e vendos politikën para paqes", shton Cheung.

Këtë vit, u paraqitën 338 nominime. Ndër to, edhe ajo e presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin është zhvilluar një fushatë e vërtetë lobuese. Kjo fushatë u nxit gjithashtu nga vetë Trump, i cili shprehu vazhdimisht ambicien e tij për çmimin dhe bindjen se e meritonte atë për përpjekjet e tij në Lindjen e Mesme dhe në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. 

Por përgjigjja nga Komiteti që jep çmimin ishte e menjëhershme dhe e ashpër: "Në historinë e gjatë të këtij çmimi, kemi parë lloje të ndryshme fushatash dhe vëmendje rreth nesh. Por Komiteti ulet në një dhomë të mbushur me portrete të atyre që na paraprinë dhe ka marrë vendime në emër të guximit dhe integritetit. Ne kemi vepruar mbi këtë bazë. Vendimi ynë bazohet vetëm në punën dhe vullnetin e Alfred Nobelit. "/Corriere della sera

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?