Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike që cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas telefonatës në rrjetin social X ku thotë se me Presidentin aemrikan është rënë dakord që mbrojtja ajrore e Ukrainës të bëhet në bashkëpunim me Amerikën. Zelensky në llogarinë e tij në X, shkroi se gjatë telefonatës ai e informoi Trumpin për situatën aktuale, duke përfshirë sulmet ajrore ruse dhe zhvillimet më të gjera në front. Presidenti ukrainas thotë se homologu i tij amerikan është shumë i informuar për situatën ndërsa të dy kanë rënë dakord që mbrojtja ajrore e Ukrainës të zhvillohet në bashkëpunim me SHBA. Gjithashtu sipas Presidentit ukrainas është rënë dakord për një takim midis ekipeve diplomatike të të dy vendeve. "Jemi të gatshëm për projekte të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe besojmë se kjo është me rëndësi themelore për sigurinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dronët dhe teknologjitë e lidhura me to", shtoi presidenti ukrainas.
I had a very important and fruitful conversation with @POTUS. I congratulated President Trump and the entire American people on the US Independence Day.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 4, 2025
We - in Ukraine - are grateful for all the support provided. It helps us protect lives, safeguard our freedom and… pic.twitter.com/kQ3Byipvd2
Lajmi kryesor:
Putin e zhgënjeu, Trump zhvillon telefonatë pozitive me Zelensky-n! Presidenti ukrainas: Forcojmë mbrojtjen ajrore me Amerikën
A.I/ReportTv.al