Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër "lajmet e rreme të CNN " dhe "New York Times-in e dështuar ", duke i akuzuar se po përpiqen të "minimizojnë një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori".
Si New York Times ashtu edhe CNN raportuan, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të inteligjencës amerikane, se sulmet amerikane ndaj Iranit vetëm sa e kishin kthyer programin bërthamor të Republikës Islamike me muaj prapa, në vend që ta kishin shkatërruar plotësisht objektet e saj. Megjithatë, Trump këmbënguli se "vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht" dhe shtoi se të dyja mediat "janë sulmuar nga publiku".
Komentet e tij janë në përputhje me pretendimet e fundit nga i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, se objekti i pasurimit të uraniumit në Fordow i Iranit është shkatërruar dhe se misioni për të eliminuar aftësinë bërthamore të Iranit është përmbushur.
Duke folur në Fox News, Witkoff tha se shkatërrimi i aftësisë së pasurimit bërthamor të Iranit ishte një qëllim kryesor i fushatës së fundit ushtarake të SHBA-së, të cilën ai tha se ishte arritur.
"Ne hodhëm 12 bomba kundër bunkerëve në Fordow. Nuk ka dyshim se ato e thyen mbulesën... dhe nuk ka dyshim se vendet u shkatërruan", tha Witkoff, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt raporteve të medias që sugjeronin se sulmet vetëm sa e ngadalësuan programin bërthamor të Iranit me muaj.
Postimi i Trump
Lajmi kryesor:
Armëpushimi Izrael-Iran/ I dërguari i Trump: Bisedimet për paqe, premtuese! Teherani arreston 700 persona për lidhje me Mossadin, ekzekuton 3 të tjerë
Xh.D/ReportTv.al
