U vra për të mbrojtur shokun e tij në Itali, trupi i pajetë i Klajdi Bitrit niset drejt Shqipërisë! Arkivoli i mbështjellë me flamurin shqiptar (VIDEO)

31 Gusht 2023, 18:43| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 19:46

  • Share

ITALI- Trupi i pajetë i 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri është nisur nga spitali i Torrette-s në Itali drejt Shqipërisë, ku do të përcillet në banesën e fundit.

Arkëmorti me trupin e pajetë u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar. Për të përcjellë trupin e pajetë të të riut shqiptar ishin mbledhur shumë qindra qytetarë miq e të njohur që mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut.

‘Drejtësi, drejtësi, drejtës!’ kërkuan miqtë dhe të afërmit e të riut Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

I pranishëm ishte vëllai Xhuliano, i cili me trupin e pajetë të vëllait do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim.

I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul. Ky i fundit e qëlloi Bitrin me shtizë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Klajdi konsiderohej si një i ri model që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 31/08/2023 22:13

    Pak vena kan mete me jetu ne BE, Se shumica ashte mush me lloje lloje rracash ne EU. Shum familje shqiptare po rrisin femite e tyre neper llomi e botes gjoja per nje jete ma te mire per femite.

    Përgjigju
    • A. N.: 01/09/2023 07:47

      Ne nuk na takon te flasim sepse kudo ku kemi shkuar i kemi sjellur llumin atyre shteteve.

  • nena: 31/08/2023 19:36

    Mes lotesh e dhimbjes ngushelloj familjen. Une nuk po duroj dot, mendo e ema. Zoti gajret.

    Përgjigju
    • Enr: 01/09/2023 12:19

      Fiks dhimbje shum e madhe,Zot jepi force!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?