Ndonëse kanë kaluar disa orë që kur u gjet i vrarë në Qafë-Mollë, trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhi Hoxha vijon të jetë në zonën ku u gropos nga ekzekutorët. Terreni i vështirë dhe i thepisur po vështirëson punën e hetuesve dhe policisë. Në zonë kanë mbërritur forcat RENEA për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe më pas dërgimin në morg, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Lajmi kryesor:
I zhdukur prej 2 javësh, biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë në Qafë-Mollë! Trupi i groposur në humnerë, u nxor pas disa orësh nga RENEA! Arrestohet si i dyshuar shoku i tij, i kërkuar në Itali për drogë
//ReportTv.al