Bota

LIVE- Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, trupi vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit, mijëra besimtarë në homazhe

23 Prill, 07:20| Përditesimi: 23 Prill, 19:56

  • Share

Dy ditë pas ndarjes nga jeta, trupi i Papa Françeskut ka mbërritur në “Shën Pjetër” për të marrë nderimin e atyre që u shërbeu, besimtarëve të thjeshtë.

Disa prej tyre nxituan të zinin radhët e parë efekt, ndërsa kur në shesh mbërriti trupi i pajetë, mbi 20 mijë pelegrinë tashmë ishin të pranishëm. 

Kambanat ranë dhe njerëzit duartrokitën ndërsa procesioni po kalonte rrugën nëpër Sheshin e Shën Pjetrit.

Për t’i respektuar amanetin arkivoli u vendos në tokë, sipër një mbulesë, pa një strukturë të posaçme për ta ngritur lart, siç ka ndodhur gjithmonë.

Besimtarët tani po kalojnë pranë arkivolit , i cili do të qëndrojë para Altarit Papnor për tre ditë.

Rreth 80 kardinalë që tashmë kanë mundur të jenë në Vatikan morën pjesë në ceremoni, ndërsa të tjerët po vijnë nga e gjithë bota për të marrë më pas pjesë në Konklavë.

Homazhet do të zgjatin deri të premten në orën 20, kur pas asaj që quhet ‘Mbyllja e arkivolit’, ceremoni e udhëhequr nga kardinali Kevin Farrell, "camerlengo" - njeriu që do të drejtojë Vatikanin derisa të zgjidhet një Papë i ri. Të shtunën më pas do të zhvillohet ceremonia e fundit, me pjesëmarrjen e qindra delegacioneve, pjesa më e madhe e krerëve të shteteve dhe qeverive.

Mbi 2,000 kërkesa për akreditim kanë mbërritur tashmë nga gazetarët nga i gjithë globi për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut dhe më pas në Konklavë që do të zgjedhë pasardhësin e tij.

Po 2000 do të jenë forcat e sigurisë italianë që pritet të vendosen të premten dhe të shtunën në Vatikan.

Ora 19:53
Rusia do të dërgojë ministren e Kulturës në varrimin e Papa Françeskut

1745430997_20250423t075434z1120175752rc.jpg

Me vendim të presidentit Vladimir Putin, ministrja ruse e Kulturës, Olga Lyubimova, do të përfaqësojë Rusinë në funeralin e Papa Françeskut. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, siç raporton agjencia Tass.

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?