Foto ilustruese

Truri i Çapajve u qëllua me snajper ushtarak, dyshohet se u shënjestrua nga Kodra e Krastës

8 Qershor 2020, 14:53| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 18:14

  • Share

Foto ilustruese

Dy pistat e hetuesve se nga mund të ketë qëlluar snajperi. Arma moderne, kryen qitje deri në 2 mijë metra. Plumbi i ka kaluar shumë pranë zemrës. Snajperi që është gjendur në makinën e djegur “Wolsvagen Sharon” është snajper ushtarak me milimetër të madh.

Sipas policisë së Elbasanit arma luftarake është gjetur së bashku me këmbalecat, e djegur plotësisht në makinë  e përdorur nga autorët. Kjo armë thotë policia funksionon me fishekë të mëdhenj dhe kryen qitje deri në 2 mijë metra largësi. Sipas policisë janë dy variante nga ku mund të jetë qëlluar, ku i pari është variant se autorët kanë goditur Ardjan Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se Çapja, është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, prej kodrës së Krastës.

Prej këtej dyshohet se dhe mund të jetë qëlluar drejt tij. Ndërkohë policia thotë se municioni që ka plasur ka qenë pikërisht një plumb i kalibrit të madh që ndodhej në folenë e snajperit. Ky shpërthim ka shkaktuar një vrimë të madhe në makinë, duke plagosur në këmbë dhe njërin prej zjarrëfikësve që po përpiqej të shuante zjarrin. Policia dhe prokuroria ka sekuestruar disa kamera në zonë dhe drejtim të Fushë-Mbretit, nga janë larguar personat. Sipas burimeve, Ardian Çapja, ka marrë një plagë në shpatull, dhe plumbi ka depërtuar shumë pranë zemrës.


Lajmi kryesor:

Qëllohet me snajper ushtarak Ardian Çapja, plumbi e kapi pranë zemrës, i shpëton atentatit të tretë, autorët djegin makinën, shpërthejnë fishekët, lëndohet zjarrfikësi (Dinamika+pamjet)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?