Tump deklaron se është i pafajshëm për 4 akuzat federale

3 Gusht 2023, 22:38| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 22:50

  • Share

1691090171_hdjss.jpg

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ishte i pafajshëm ndaj 4 akuzave federale se është përpjekur për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Gjyqi ndaj tij vijon në gjykatën federale në Uashington, DC.

Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se kishte bërë 

-Komplot për të shkelur të drejtën e amerikanëve për të votuar,

-Komplot kundër qeverisë,

-Pengim të një procesi zyrtar

Komplot për të penguar një procedurë zyrtare.

Kur Prokurori i posaçëm Jack Smith e pyeti si do të deklarohej për akuzat Trump tha "I pafajshëm"

Ai pritet të lihet i lirë në pritje të gjyqit.

Në aktpadinë prej 45 faqesh, të bërë publike të martën, prokurorët e udhëhequr nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Jack Smith, e akuzojnë ish-presidentin se donte të sabotonte demokracinë, duke dashur të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve.


Lajmi kryesor:

Donald Trump del para gjykatës, mohon akuzat! Ish-presidenti: S’kam bërë komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?